Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Destabilizim i mëtejshëm i Ukrainës një gabim historik për Rusin

Situata në vend mbetet shumë e tendosur, pas dhunës një ditë më parë në Odessa, qytet në jug të Ukrainës.

Destabilizim i mëtejshëm i Ukrainës një gabim historik për Rusin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në një intervistë për të përjavshmen gjermane ”Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” theksoi se Rusia do të kryente një gabim historik nëse vazhdon të destabilizojë Ukrainën.

”Moska do të bënte një gabim historik, që mund të ketë pasoja të rënda për marrëdhënien mes Rusisë dhe perëndimit”, theksoi Rasmussen, sipas një artikulli të publikuar nga e përjavshmja gjermane.

Ai theksoi se sanksione të ashpra kundër ekonomisë ruse mund të jenë marrë duke siguruar se anëtarët e NATO-s nuk kanë diskutuar për ndonjë mundësi ushtarake.

Lirimi i ekipit të vëzhguesve të OSBE-së, të mbajtur peng që prej një jave nga separatistët pro-rusë në Slaviansk, veçanërisht në sajë të ndërhyrjes të të dërguarit rus, Vladimir Lukin, u përshëndet nga vendet perëndimore.

Por situata në vend mbetet shumë e tendosur, pas dhunës një ditë më parë në Odessa, qytet në jug të Ukrainës, ku humbën jetën 42 persona, sipas një bilanci të policisë lokale.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme