BE-ja gati të ndihmojë Afganistanin

BE-ja gati të ndihmojë Afganistanin

BE-ja u shpreh se do të dërgojë ndihma për Afganistanin, të prekur nga rrëshqitjet e tokës në të cilat kanë humbur jetën të paktën 300 persona.

Duke shprehur ngushëllimet e tyre ndaj familjeve të viktimave, shefja e diplomacisë, Catherine Ashton dhe komisioneria evropiane e ngarkuar me çështjet humanitare, Kristalina Georgieva, deklaruan se “po e ndjekin nga afër situatën duke bashkëpunuar me autoritetet afgane, ndërkohë që po mblidhen informacionet mbi shkallën e dëmeve të shkaktuara nga katastrofa”.

Të paktën 300 të vdekur u konfirmuan nga autoritetet lokale, por misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) shpalli të premten në mbrëmje se ka të paktën 350 të vdekur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme