10 të vrarë nga përshkallëzimi i dhunës në Irak

10 të vrarë nga përshkallëzimi i dhunës në Irak


Të paktën 10 persona u vranë sot nga dhuna në Irak, nga të cilët shtatë në një atentat me autobombë në veri të vendit, bëhet e ditur nga burime mjekësore dhe policore një javë para zgjedhjeve legjislative.


”Në veri të Irakut, ministri i Arsimit i shpëtoi një atentati me bombë. Muhammed Tamim ishte vënë në shënjestër të një bombe që shpërtheu pranë autokolonës shoqëruese në provincën e Kirkukut, pa shkaktuar viktima”, deklaroi gjenerali Mohammed al-Douleimi.


Iraku është përfshirë nga një valë dhune ku u vranë të paktën 490 persona në muajin prill dhe më shumë se 2750 të vdekur që nga fillimi i vitit, bëhet e ditur nga një bilanc i përgatitur në bazë të raporteve të policisë dhe atyre burimeve mjekësore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme