Turçinov urdhëron rinisjen e operacioneve antiterroriste

Presidenti i përkohshëm Turçinov njoftoi sot rifillimin e operacionit antiterrorist të nisur kundër separatistëve.

Turçinov urdhëron rinisjen e operacioneve antiterroriste


Presidenti i përkohshëm ukrainas, Oleksandër Turçinov njoftoi sot rifillimin e operacionit antiterrorist të nisur kundër separatistëve të lindjes, i pezulluar para Pashkës, pas zbulimit të dy trupave që kishin shenja torture.

“U kërkoj forcave të sigurisë të rifillojnë operacionet antiterroriste për të mbrojtur nga terroristët qytetarët ukrainas të cilët jetojnë në lindje të vendit”, tha ai në një komunikatë.

Turçinov shpjegoi arsyen e këtij vendimi pas zbulimit të dy trupave, mes së cilëve njëri mund të ishte një këshilltar komunal i partisë proevropiane “Batkivchtchina” të Julia Timoshenkos ku ai ishte anëtar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme