"Bahçeci", spitali që ndihmon turizmin shëndetësor në Kosovë

Qytetarët e Kosovës sot nuk e kanë të domosdoshme të shkojnë jashtë vendit për të marrë trajtime mjekësore, pasi në vend janë hapur spitale private që i plotësojnë të gjitha nevojat e pacientëve.

286354
"Bahçeci", spitali që ndihmon turizmin shëndetësor në Kosovë

Dikur shumë qytetarë të Kosovës për problemet e tyre shëndetësore kërkonin trajtim jashtë vendit.

Qytetarët, me mjetet e tyre private por edhe me mjete të ndara enkas për këtë çështje nga qeveria e vendit, trajtimet i bënin në vendet e rajonit, por në masë të madhe edhe në spitalet e Turqisë.

Kurse sot në Kosovë, janë hapur spitale private, të cilët e mbulojnë atë boshllëk të ekzistuar që nga paslufta.

Sedat Akbaj (Sedat Akbay), është kthyer në vendin e prindërve të tij, të cilët në vitin 1958 ishin larguar nga Kosova, konkretisht nga Prishtina drejt Turqisë.sedat akbay

Ai është kthyer si drejtor në Spitalin “Bahçeci”, spital ky i cili ofron shërbime që ofrohen edhe në vet Turqinë, ku edhe e ka selinë ky spital.

Spitali ynë në fillim kur është krijuar, ka ofruar shërbime gjinekologjike. Por sot ne ofrojmë shërbime në reparte të ndryshme. Posaçërisht kemi një kuadër ekspertësh për ndërhyrje në operacione plastike, e në ato estetike. Përveç kësaj, jemi bërë një spital që ofron shërbime profesionale pediatrie, për këtë kemi sjellë mjek nga Turqia.”

Drejtori Akbaj thotë se në Kosovë mortaliteti i bebeve është shumë i lartë, prandaj me mjete e staf profesional ofrojnë kujdes edhe pas lindjes.

Ne duam të bëjmë me dije se në “Bahçeci” ekziston mundësia e trajtimit të shtatzënive problematike, të zbulimit të sëmundjeve eventuale gjenetike, e të zbulimit të lindjeve me të meta. Prandaj ne duam që në Kosovë të rritet kualiteti i shërbimeve mjekësore.”

Posaçërisht ai potencon se sa i përket trajtimit të sëmundjeve gjenetike, të testeve gjenetike, pastaj tek sëmundjet e infertilitetit, tek IVF, janë një grup i njohur në Evropë e në Ballkan. Ndryshe, vendet e Ballkanit, në këtë mes edhe Turqia po i kushtojnë rëndësi shumë të madhe zhvillimit të turizmit shëndetësor. Posaçërisht në Turqi janë shumë spitale që tërheqin pacientë nga gjithë Evropa e bota për shkak të çmimeve të ulëta të ndërhyrjeve për operacione plastike, apo estetike, siç janë mbjellja e flokëve apo rritja, ngritja, apo zvogëlimi i gjinjve. Pasi këto operacione kryhen edhe në këtë spital, sa është e mundur që edhe Kosova të hyjë në këtë konkurrencë globale të turizmit shëndetësor?flamuri i kosoves

Ne para dy vitesh, gjatë hulumtimeve tona, posaçërisht kemi vërejtur shumë automjete me targa kosovare në spitalet e Maqedonisë. Por prej se kemi ardhur, mund të them se tek shërbimet që ne i ofrojmë, nuk ka fare nevojë të shkohet në vende të tjera, qoftë në Maqedoni, Shqipëri apo në Turqi. P.sh. tek shërbimet e Estetikës, jo vetëm nga Kosova, por pranojmë pacientë edhe nga shtetet e tjera. Për sa i përket mbjelljes së flokëve, jemi spitali me numër më të madh të pacientëve në Kosovë.”

Akbaj thotë se janë duke u munduar që përmes spitalit të tyre dhe shërbimeve cilësore e me çmime të arsyeshme, të ngjallin turizmin shëndetësor edhe në Kosovë:

sedat akbayÇdo javë kemi 11 raste të cilëve iu ofrojmë shërbime. Dhe pacientët të cilët vijnë nga jashtë, i marrim nga aeroporti, i vendosim në spital 2-3 ditë apo më shumë nëse ka nevojë, dhe pastaj duke i ofruar shërbimin më të mirë mjekësor, duke i ofruar pije e ushqim gjatë qëndrimit tek ne, e kthejmë atë në aeroport. Kjo në të vërtetë është një risi për sa i përket turizmit shëndetësor, sepse duam që posaçërisht qytetarët e Kosovës që jetojnë nëpër shtete të tjera të përfitojnë nga shërbimet tona, dhe njëkohësisht në shtetin e tyre të takohen me të afërmit e tyre gjatë kësaj kohe.”

Po sa mund të zhvillohet turizmi shëndetësor në Kosovë, duke e marrë parasysh përvojën e z. Akbaj nga Turqia.spitali bahceci

Kosova është një vend shumë i duhur për këtë gjë, sepse si logjistikë ndodhet në një qendër të rëndësishme. Këtë mund ta kuptoni në këtë mënyrë. Vendi më i largët evropian është në distancë prej 2 orës e gjysmë. Kurse Gjermania, Zvicra, e vendet e tjera, janë vetëm 1 orë e gjysmë, apo 2 orë larg. Dhe kjo ndihmon në kuptimin e logjistikës. Sepse nëse vjen një pacient në mëngjes, të nesërmen në mëngjes mund të kthehet me flokë të mbjellura. Dhe kemi kohë pas kohe pacientë të tillë. Po ashtu shërbimet mjekësore në Turqi janë më të shtrenjta se në Kosovë. Prandaj, duke ofruar shërbim të njëjtë e me mjekë të njëjtë, në vend se të shkohet në Turqi, ato mund ti marrin këtu në Kosovë. Shembulli më i mirë është se numri i pacientëve nga Kosova që shkojnë në spitalin tonë në Stamboll është zvogëluar, për shkak se e marrin shërbimin e njëjtë këtu.“

Akbaj thotë se në Turqi sot janë rreth 600 qendra për mbjellje flokësh. Në këto qendra, shërbimi më i lirë kushton rreth 4000.00 lira turke, kurse në Kosovë kjo paguhet 1500.00 – 2000.00 euro dhe janë mjekët e njëjtë që ofrojnë shërbim të njëjtë si në Turqi.

sedat akbayAkbaj është një person, të cilit i pëlqen të flasë edhe për çështje ekonomike. Posaçërisht si shqiptar nga Kosova që është, ai dëshiron që Kosova të jetë një vend modern e i zhvilluar ekonomikisht, prandaj nuk shprehet i kënaqur me gjendjen aktuale në vend.

Po ndodhemi në kohën kur në Kosovë po ekzistojnë kushtet e vështira. Krijimi i vonshëm i qeverisë, përcaktimi i vonshëm i politikave, padyshim se në aspektin ekonomik ka ndikuar në humbje kohe. Firmat, ndërmarrjet që janë ndikuar nga këto kanë pasur shqetësime.”

Në Kosovë për fat të keq nuk ekziston një bazë e fortë ekonomike, sistemi bankar, sistemi i sigurimeve nuk po ofrojnë shërbime gjithëpërfshirëse për popullin e Kosovës, -thotë më tej Akbaj. Investitorët potencialë nga Evropa nuk po kanë ndonjë stimulim, posaçërisht kushtet e krijuara në lidhje me doganat, nuk po duket se mund ti bëjnë shumë të lumtur ata.spitali bahceci

Kosova dihet se është një shtet me 2 milionë banorë, e një shtet që sapo ka fituar pavarësinë. Megjithëkëtë ne punësojmë afro 100 vetë. Këtu kemi 7 mjekë nga Turqia, dhe 14 mjekë nga Kosova. Veç kësaj, kemi u ofruar mundësi punësimi edhe infermiereve nga Prishtina, Prizreni, Gjilani e nga shumë pjesë të Kosovës. Kam dëshirë që ti marrim frytet e këtyre shërbimeve në Kosovë, shpresoj se në afat të shkurtër do të rritet edhe ekonomia e Kosovës. Posaçërisht, shpresoj që qytetarët tanë kosovarë, që sot një pjesë e tyre shkojnë jashtë shtetit për të marrë shërbime mjekësore, në të ardhmen do t’i marrin këtu në shtetin e tyre. Gjithë kjo neve do të na bëjë të lumtur. Edhe unë si një fëmijë i Kosovës, dëshiroj që Kosova të zhvillohet sa më shpejtë, që sa më shpejtë të përmirësohen kushtet ekonomike, në mënyrë që të ngritët mirëqenia shoqërore. Gjatë takimeve të kohëpaskohshme me zyrtarë nga qeveria, gjatë takimeve me Oda Ekonomike, kemi potencuar problemet me të cilat po ballafaqohemi, andaj po presim që këto probleme të zgjidhen.”

spitali bahceciPër shkak të ardhurave të ulëta, qytetarët e Kosovës kryesisht iu drejtohen spitaleve publike, duke mos pasur mundësi të marrin shërbimet e duhura nga spitalet private. Prandaj, me fillimin e ofrimit të sigurimeve shëndetësore, kjo do të krijojë përfitime shumë të mëdha për qytetarët e Kosovës, thotë Akbaj.

Fillimi i Sigurimeve shëndetësore pikë së pari konsideroj se do të jetë në të mirën e vet qytetarëve të Kosovës. Sepse problemet shëndetësore qytetarët e vendit nuk mund ti zgjidhin vetëm në spitalet publike, por brenda këtij sistemi patjetër që nevojiten spitale private si një lokomotivë shtytëse. Sepse nëse spitalet private fillojnë të pranojnë pacientë me sigurime shëndetësore, atëherë kjo do të krijojë mundësi që edhe spitalet publike të ngritin cilësinë e shërbimit, pasi që do të krijohet një konkurrencë. Në të njëjtën kohë, kjo do të ndihmojë në ngritjen ekonomike të vendit, për shkak se në kuptimin e tatimeve, do të krijohet një vlerë shtuar.”

Kosova është një vend i vogël, me vende fqinjë shumë pranë saj që ofrojnë po ashtu shërbime mjekësore. Si e sheh drejtori i Spitalit “Bahçeci” këtë gjë, a po i bëjnë konkurrencë spitalet në Tiranë apo në Shkup?sedat akbay

Qytetarët e Kosovës blejnë shërbime shëndetësore edhe në Tiranë, përkatësisht në Shqipëri e në Maqedoni. E që unë konsideroj se është një mendim i gabuar. Unë këtë e them me përgjegjësi të plotë, sepse në Kosovë ekzistojnë spitale private që ofrojnë shërbime të njëjta, ndoshta edhe më të mira. Por, ka një paragjykim duke menduar se atje do të marrin shërbime e rezultate shumë më të mira. Në bazë të hulumtimeve tona, kemi vërejtur se ka një ngritje të kualitetit në Kosovë. Posaçërisht angazhimi i mjekëve nga Turqia, p.sh. në spitalin tonë i kemi 7 mjekë nga Turqia, dhe dy nga Maqedonia. Në të njëjtën kohë jemi në bashkëpunim me mjekët nga Kosova, e që kjo ndihmon që edhe mjekët nga Kosova të përfitojnë njohuri të reja”, sqaron Akbaj.

Drejtori i Spitalit “Bahçeci”, Sedat Akbaj thotë se nuk kanë paragjykime për sa i përket mjekëve se prej nga e kanë prejardhjen. Me rëndësi për spitalin e tyre, thotë Akbaj, është pacienti, pra, që atij ti ofrohet shërbim cilësor, të cilin e meriton dhe në kushtet më të mira.

- Realizoi për TRT Shqip, Muharrem Saregjolli -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme