NATO uroi Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë dhe Flamurit

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) uroi Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

1741767
NATO uroi Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë dhe Flamurit
nato brüksel.jpg
Arnavutluk_29_11_2021 Kurtuluş Günü Anma_1.jpg
Arnavutluk_29_11_2021 Kurtuluş Günü Anma_5.jpg
Arnavutluk-Kosova Ortak Bakanlar Kurulu Toplantısı_3_Edi Rama-Albin Kurti açıklama.jpg
Arnavutluk-Kosova Ortak Bakanlar Kurulu Toplantısı_4_Edi Rama-Albin Kurti_imza.jpg
Gledis Nano_İstanbul Interpol Toplantısı.jpg
Ogerta Manastirliu_DSÖ_3.jpg
Ogerta Manastirliu_DSÖ_4.jpg
Diyanet-ten Arnavut imamlarına eğitim_3.jpg
Diyanet-ten Arnavut imamlarına eğitim_2.jpg
Diyanet-ten Arnavut imamlarına eğitim_4.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (48/2021)

-NATO uroi Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë dhe Flamurit

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior/NATO uroi Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton nëpërmjet të cilës NATO uron Shqipërinë për ditën e pavarësisë.

“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, thekson NATO përmes një fotografie të uniformës ushtarake të Shqipërisë.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë po japin një kontribut domethënës në operacionet e mbështetjes së paqes të drejtuara nga NATO.

Në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit. Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Shqipëria zgjeroi kontributin e saj në operacionet e Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Afganistan, si në ISAF dhe misionin “Resolute Support”, pas vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe, me qindra ushtarakë shqiptarë shërbyen me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë dhe sakrifica në disa prej komandave rajonale të ISAF-it, duke përmbushur më së miri detyrat e ngarkuara nga komanda e ISAF-it.

Shqipëria festoi 28 Nëntorin, 109 vjet nga shpallja e Pavarësisë.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

***

-29 Nëntori, krerët e shtetit shqiptar homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë

Në nderim të 77-vjetorit të Çlirimit, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës kryen me 29 nëntor homazhe dhe vendosën kurora me lule tek Varrezat e Dëshmorëve, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve në 77-vjetorin e Çlirimit.

Para monumentit “Nënë Shqipëri” u përul dhe vendosi kurora me lule edhe Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla dhe drejtues të institucioneve vendore dhe qendrore si dhe shoqata e veteranëve.

Nën tinguj e himnit kombëtar, zyrtarët e lartë të shtetit nderuan sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën për Çlirimin e Shqipërisë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

Në këtë ceremoni shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë, mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, i cili bërë homazhe para monumentit “Nënë Shqipëri”. Ai njëkohësisht ka uruar edhe festën e Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.  

***

-Mbledhje e përbashkët midis qeverive Shqipëri-Kosovë 

Në Elbasan është mbajtur mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, e cila është mbledhja e 7-të e përbashkët qeveritare mes dy vendeve, ndërkohë janë nënshkruar edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.

Në konferencën e përbashkët për mediat pas mbledhjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri e Kosovës, Albin Kurti, u fokusuan në bashkëpunimin mes dy vendeve, marrëveshjet e nënshkruara dhe çështje të tjera.

Rama tha se mes dy vendeve janë firmosur një sërë marrëveshjes shumë konkrete, ku ai nënvizoi edhe marrëveshjen për të filluar menjëherë nga puna për studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Ai tha se është vendosur krijimi me vendim të dy qeverive i sekretariatit për koordinimin e të dy qeverive në funksion të të gjitha marrëveshjeve dhe të gjitha angazhimeve mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti tha se nëpërmjet marrëveshjeve të nënshkruara, dhe me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese ndërmjet dy qeverive, do ta rrisin edhe më tej bashkëpunimin "për më shumë drejtësi, barazi, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në gjithë rajonin".

Kryeministri i Kosovës tha më tej se lidhshmëria historike, kulturore, gjuhësore mes dy vendeve janë nyjet e forta premtuese për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Mes dy vendeve u nënshkruan 13 marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi si protokolli bashkëpunimit për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, memorandumi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin dhe rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë, marrëveshja për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore, marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeve të qëndrimit të përkohshme, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) - Krushevë (Dragash) dhe marrëveshje të tjera.

Ndërkohë, u mbajt edhe Forumi i Biznesit Shqipëri - Kosovë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Rama dhe kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesve të bizneseve.

***

-Kreu i Policisë së Shteti Shqiptar takon në Stamboll drejtorin e ri të Interpolit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano mori pjesë në sesionin e 89-të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit të mbajtur në fundjavën e kaluar, në Stamboll.

Në ditën e fundit të punimeve, Asambleja zgjodhi presidentin e ri të Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi, i cili më parë mbante postin e Sekretarit mbi Sigurinë në Policinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pas zgjedhjes së tij si president i Interpolit, ai zhvilloi një takim disa minuta me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptar, Gledis Nano, gjatë të cilit kanë konfirmuar vijimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin akoma më tej të marrëdhënieve mes Interpolit dhe Policisë së Shtetit.

Nano ka siguruar presidentin e ri të Interpolit se Policia e Shtetit është e fokusuar në drejtim të zbatimit të ligjit dhe është e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Presidenti Al-Raisi ka përgëzuar Nanon, për filozofinë që ka në drejtimin e Policisë së Shtetit, si dhe për angazhimin e tij personal për të punuar bashkërisht, me qëllim goditjen e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Nano, gjatë Asamblesë zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, me homologët, në interes të forcimit të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

***

-Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Manastirliu merr pjesë në takimin e OBSH-së në Gjenevë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu mori pjesë në sesionin special për pandeminë të Asamblesë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Gjenevë.

Manastirliu u shpreh se ky takim u zhvillua në një moment kyç të situatës së pandemisë, kur masat e koordinuara mes vendeve janë thelbësore për përgjigjen ndaj COVID-19.

“Drejtues të lartë të mbi 100 shteteve që janë mbledhur në këtë sesion të veçantë, po punojnë së bashku drejt një Traktati Ndërkombëtar për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj pandemisë dhe emergjencave shëndetësore”, informoi ministrja.

Ministrja Manastirliu është takuar edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dr. Tedros Adhanom, për të forcuar bashkëpunimin në kushtet e pandemisë dhe për përgjigjen e koordinuar ndaj emergjencave shëndetësore.

Gjatë bashkëbisedimit kanë diskutuar për situatën e pandemisë, shqetësimet rreth variantit të ri të Covid-19, Omicron dhe rëndësinë e shpejtimit të procesit të vaksinimit, që mbetet kyç në këtë situatë.

Manastirliu i prezantoi dr.Tedros përpjekjet e qeverisë shqiptare për përballimin e pandemisë dhe rritjen e mbulesës vaksinale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të veprimeve ndërmjet vendeve.

“...Nisur dhe nga shqetësimi i ngritur për variantin e ri të Covid-19, ne po intensifikojmë përpjekjet për vaksinimin, edhe derë më derë, në çdo komunitet. Besojmë se ka nevojë për një përgjigje të koordinuar në nivel global për pandeminë. Shqipëria është plotësisht e angazhuar për t’iu bashkuar iniciativës për të koordinuar veprimet ndërmjet shteteve, për të punuar së bashku drejt një Traktati Ndërkombëtar për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj pandemisë dhe emergjencave shëndetësore...”, tha Manastirliu.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros siguroi ministren për mbështetje, duke vlerësuar punën e bërë për kujdesin parësor. Dr. Tedros vlerësoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për mbështetjen për Traktatin e Pandemisë.

***

-Diyaneti Turk trajnon imamët e qytetit Koplik 

Fondacioni ALSAR dhe Diyanet-i, institucioni përgjegjës në Turqi për çështjet fetare, realizuan një projekt të përbashkët disaditor, i cili synonte të ndihmonte në përgatitjen sa më të mirë të imamëve.

Projekti i trajnimit u realizua në Koplik, të Malësisë së Madhe me pjesëmarrjen e 25 imamëve.

Lektorë nga Turqia mbajtën gjatë gjashtë ditëve, më 20-26 nëntor, një cikël prej 30 leksionesh.

Te imamët pjesëmarrës në kursin e trajnimit u përcollën njohuri nga fusha teologjike mbi rolin dhe misionin e udhëheqësit fetar në ditët e sotme.

Leksionet u ndoqën me interes nga të pranishmit, ndjekës të vëmendshëm të dijeve të dhëna prej lektorëve.

Të kënaqur nga trajnimi, imamët e vlerësuan së tepërmi projektin, si një bashkëpunim të frytshëm mes Fondacionit ALSAR dhe Diyanet-it të Turqisë.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme