Mali i Zi i hapur drejt familjes së popujve të Evropës

Anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte faktor i fuqishëm motivues dhe nxitës për shtetet e tjera aspirante nga rajoni, ka vlerësuar Kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq.

1725694
Mali i Zi i hapur drejt familjes së popujve të Evropës

Mali i Zi i hapur drejt familjes së popujve të Evropës

Anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte faktor i fuqishëm motivues dhe nxitës për shtetet e tjera aspirante nga rajoni, ka vlerësuar Kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq. Siç është kumtuar nga Parlamenti, Beçiq në bisedën me Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Hendrik Daems, ka theksuar se Mali i Zi si kandidat është në një proces dinamik negociues për integrim në BE. Ai ka shtuar se Mali i Zi si anëtar fuqiplotë i Këshillit të Evropës mbetet terësisht i vendosur në realizimin e standardeve, të cilat i promovon Këshilli Evropian. Beçiq ka shtuar se pret përgjigje proaktive dhe strategjike nga Evropa, në veçanti duke pasur parasysh se Mali i Zi ka përparuar më së tepërmi në rrugën Evropiane, se janë hapur gjithë kapitujt negociues dhe tre janë mbyllur përkohësisht. Dems, siç është kumtuar nga Kuvendi, ka theksuar se do të vazhdojë të përpiqet që mesazhi, por edhe nevojat e Malit të Zi, të identifikohen në adresën evropiane. Për fjalimin e Beçiqit në temën “E ardhmja e përbashkët e të gjithë evropianëve” Dems ka theksuar se këto tema meritojnë të jenë pjesë e agjendës në mënyrë që shteteve, siç është Mali i Zi, t'u ofrohet rasti për të dhënë mesazhe.

Qeveria të ndalojë zërat që e largojnë nga Evropa 

I deleguari special i ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kumtuar se shpreson se Qeveria e Malit të Zi do të vazhdojë të refuzojë përpjekjet, të cilat e largojnë atë nga Evropa. Ai ka theksuar për rrjetin “Al Jazeera Balkans” se Qeveria e Malit të Zi e gëzon përkrahjen e Uashingtonit. Në pyetjen nëse i beson Qeverisë së Malit të Zi si dhe nëse NATO duhet të ndajë informata me pushtetin në Podgoricë, ka theksuar se kjo Qeveri gëzon përkrahjen e ShBA. “Me sa shihet deri më tani, Mali i Zi ka qenë aleat shumë solid dhe i besueshëm. Andaj, Qeveria e Malit të Zi aktualisht e gëzon përkrahjen e ShBA. Nëse pyesni për sfidat atëherë mund të themi se duhet kërkuar partner për formimin e pushtetit, i cili do ta luftojë korrupsionin dhe i cili do të pranojë rrugën drejt Evropës, ka theksuar Eskobar.

Mali i Zi renditet në vendin e dytë në rajon për nga numri i rasteve të vdekjeve nga koronavirusi

Nga fillimi i pandemisë në Mal te Zi kanë humbur jetën 2.059 qytetarë. Autoritet shëndetësore apelojnë tek popullata që të vaksinohet. Situata epidemiologjike me koronavirusin në Mal të Zi, vendin me 621.718 banorë, vazhdon të jetë e rëndë. Nga paraqitja e variantit Delta është shënuar rritja e numrit të të sëmurëve, veçmas i të rinjve. Po ashtu brengos fakti që është rritur numri i personave që kanë humbur jetën. Autoritet shëndetësore thonë se shumica e tyre nuk kanë qenë të vaksinuar, ose kanë pasur dhe sëmundje të tjera përcjellëse. 

Vaksinimi i popullatës ende lë për të dëshiruar

Në Mal të Zi vaksinimi masiv kundër COVID-19 ka filluar më 4 maj. Dozën e parë të vaksinës deri tani e kanë marrë 41,2 për qind, ndërsa janë rivaksinuar 38,4 për qind e popullatës së përgjithshme. Sipas Institutit për Shëndetin Publik, numri më i vogël i të vaksinuarve shënohet në radhën e të rinjve. Ndërkohë që ka filluar edhe marrja e dozës së tretë, veçmas për personat mbi 60 vjeç. Së fundmi shënohen raste të të infektuarve ne radhët e nxënësve, mësimdhënësve dhe në universitete mirëpo, Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit thotë se nuk ka të dhëna për numrin e vaksinimit të mësimdhënësve. Edhe pse situata me koronavirus vazhdon të jetë e rënduar, Instituti i Shëndetit Publik në masat e fundit të prezantuara nuk ka rekomanduar masa shtesë, që shkojnë drejt kufizimeve apo masave rigoroze. Mbajtja e maskave është pothuajse minimale, lokalet dhe qendrat tregtare janë të hapura dhe në restorante e bare, nuk kërkohen teste të veçanta.

Sot mbërrijnë 100 mijë vaksina Sinovac 

Sot në Podgoricë do të arrijnë 100 mijë vaksina të prodhuesit kinez Sinovac, të cilat Turqia ia ka dhuruar Malit të Zi, është kumtuar nga Ministria e Shëndetësisë. Nga Ministria kanë theksuar se ky donacion me vlerë është rezultat i marrëveshjes së ministres Jelena Boroviniq Bojoviq me kolegun turk Fahretin Koç. Gjatë takimit të mbajtur në Ankara në kuadër të vizitës së paradokohshme zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Malit të Zi në Turqi. Theksohet se dërgesën e vaksinave në aeroportin e Podgoricës do ta presin ministrja Boroviniq Bojoviq, drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për shëndetin Digjital, Aleksandar Sekuliq dhe ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan.

Përgatiti për Zërin e Turqisë nga Mali Zi Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme