RTQV reagon ndaj deklaratës së përbashkët të Greqisë, grekoqipriotëve dhe Egjiptit

Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) tha se deklarata e përbashkët e administratës greko-qipriote të Qipros Jugore me Greqinë dhe Egjiptin është "e pavlefshme".

1722311

Ministria e Jashtme e RTQV-së tha në një deklaratë me shkrim se çështjet e përfshira në deklaratat e përbashkëta të palës greke pas samitit të djeshëm trepalësh me Greqinë dhe Egjiptin nuk pasqyrojnë realitetet politike dhe juridike në ishull.

Deklarata theksoi se RTQV është bashkëbiseduesi i administratës greko-qipriote dhe palëve të tjera në çështjen e Qipros.

"Ekzistojnë dy shtete të ndara në ishullin e Qipros, njëri RTQV dhe tjetri administrata greko-qipriote në jug të ishullit. Deklaratat dhe vendimet e marra nga këto dy shtete lidhen vetëm me veten. Deklarata e përbashkët e bërë nga pala greke me Greqinë dhe Egjiptin është e pavlefshme për RTQV-në", thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme