60 studentë nga Shqipëria kanë fituar bursa turke

Përmes aktivitetit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Turqi-Shqipëri (ATTSO) dhe nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë është organizuar një aktivitet mbi “Bursat e Turqisë” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke.

1711490
60 studentë nga Shqipëria kanë fituar bursa turke
Türkiye Bursları-2021_Arnavut öğrenciler_7.jpg
Türkiye Bursları-2021_Arnavut öğrenciler_5.jpg
Türkiye Bursları-2021_Arnavutluk_Murat Ahmet Yörük_3.jpg
Yunus Emre_Arnavutluk_fotoğrafçılık kursu_1.jpg
Yunus Emre_Arnavutluk_fotoğrafçılık kursu_1_Arnavutça.jpg

YTB ofron bursa për 60 studentë nga Shqipëria

-Përmes aktivitetit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Turqi-Shqipëri (ATTSO) dhe nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë është organizuar një aktivitet mbi “Bursat e Turqisë” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke në Shqipëri, të shoqatave dhe të rinjve që kanë fituar bursat.

 

Në aktivitetin e organizuar në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk “Maarif” në Shqipëri, Mesut Özbaysar, përfaqësues të Shoqatës së të Diplomuarve Shqiptarë në Turqi (TUMED), përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) dhe studentët shqiptarë që kanë fituar bursat, të cilat ofrohen nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Gjatë fjalës së tij në aktivitet, ambasadori Yörük theksoi se studentët shqiptarë, që do të shkojnë për studime në Turqi, do të jenë një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Turqisë.

"Ashtu siç ne e kemi parë veten tonë këtu si në shtëpinë tonë të dytë, jam i bindur që edhe ju kur të shkoni në Turqi me vëllezërit tuaj atje do ta ndieni veten si në shtëpinë tuaj të dytë me miqtë e afërt që do të krijoni", u shpreh ambasadori turk, duke iu drejtuar të rinjve shqiptarë që kanë fituar bursat.

Ai tha se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi janë shumë të shkëlqyera dhe strategjike në të gjitha fushat e mundshme.

"Në Shqipëri ka shumë kompani turke, të cilat operojnë dhe kanë një strategji të tyre ku punojnë në fusha të ndryshme në Shqipëri. Në 600 kompani, që kemi ne si Turqi këtu në Shqipëri, ka rreth 15 mijë punëtorë të tyre që i kanë në ambientet e tyre. Në bazë të marrëdhënieve strategjike që kanë të dyja shtetet në vijim do të ketë investitorë shumë më të mëdhenj në fusha të ndryshme ku ato do të operojnë", tha ndër të tjera Yörük.

Eni Xheko, kryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), gjatë fjalës së saj në aktivitet foli mbi mbështetjen që ATTSO do të ofrojë për studentët.

Xheko duke iu drejtuar të rinjve tha se: “Merrni më të mirën që ju ofron vendi ku studioni dhe ATTSO do të jetë gjithmonë pranë jush për të shërbyer si urë lidhëse dhe për t’ju mundësuar praktika pune gjatë studimeve pranë anëtarëve të dhomës apo edhe pozicione pune pas përfundimit të studimeve”.

Nga Shqipëria 60 studentë kanë fituar bursat e ofruara nga YTB për vitin akademik 2021-2022, të cilët do të studiojnë në Turqi.

-Nga ana tjetër, instituti turk "Yunus Emre" Tiranë do të organizojë një kurs rreth fotografisë për disa javë me radhë.

Sipas njoftimit nga instituti, aplikimet për këtë kurs për të interesuarit kanë filluar më 20 shtator dhe do të vazhdojnë më 14 tetor të këtij viti.

Pas përzgjedhjes së aplikativëve, kursi në fjalë do të fillojë në ambientet e Institutit "Yunus Emre" Tiranë më 19 tetor dhe do të zgjasë 10 javë.

Sipas institutit, në këtë kurs do të merren njohuri të gjera nga lektorë profesionistë të fushës dhe me program profesional.

Kursi i fotografisë do të realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Diplomuarve Shqiptarë në Turqi (TUMED).

Përveç kurseve të gjuhës turke, instituti turk "Yunus Emre" Tiranë organizon edhe kurse të fushave të ndryshme.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme