Tërmet në Egje, një person humb jetën në ishullin e Kretës

Bëhet e ditur se në ishullin Kretë të Greqisë, i cili u trondit nga një tërmet i fuqisë 5,7 ballë, ka humbur jetën një person.

1711070
Tërmet në Egje, një person humb jetën në ishullin e Kretës

Bëhet e ditur se në ishullin e Kretës, i cili u trondit nga një tërmet i fuqisë 5,7 ballë, ka humbur jetën një person.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e internetit të Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) një tërmet me magnitudë 5.7 u regjistrua në det të hapur në detin Egje në orën 09.17 sipas kohës turke.

Epiqendra e tërmetit u përcaktua të jetë në një thellësi prej 9.62 kilometra.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në rajonin Arvis në jug të Kretës, u ndje në të gjithë ishullin.

Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tha se fuqia e tërmetit ishte 6.5 ballë.

Pas tërmetit të madh vazhdojnë lëkundjet pasuese, ku më e fuqishmja ishte 4,8 ballë.

Sipas lajmeve që përcjellin mediat greke, njësitë zjarrfikëse u informuan për persona të mbetur nën rrënojat e godinave.

Një person, i cili u nxor i lënduar nga rrënojat, humbi jetën në spital ku ishte dërguar për kurim.

Theksohet se një person ishte bllokuar nën rrënojat e një kishe pjesërisht të dëmtuar në Arkalohori, Heraklion, dhe disa shtylla të energjisë elektrike në zonë u rrëzuan.

Ndërkaq sipas lajmeve të agjencisë zyrtare greke të lajmeve “AMNA”, Kryebashkiaku i Arhanon Asterusion, Manolis Kokosalis deklaroi se janë dëmtuar tubat e ujit dhe ndërtesat në zonë.

 


Lajme të ngjashme