Shqipëria merr për herë të parë presidencën e Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën

Shqipëria drejton për herë të parë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën, i cili zhvilloi punimet në Kopenhagë të Danimarkës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe Ministra të Shëndetësisë të 53 vendeve.

1708495
Shqipëria merr për herë të parë presidencën e Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën
Dünya Sağlık Örgütü Avrupa Bölge Ofisi_Ogerta Manastirliu_2.jpg
Dünya Sağlık Örgütü Avrupa Bölge Ofisi_Arnavutluk.jpg
Arnavutluk_koronavirüs_aşılama.jpg
Dünya Sağlık Örgütü Avrupa Bölge Ofisi_Anthony Fauci.jpg
Dünya Sağlık Örgütü Avrupa Bölge Ofisi_Ogerta Manastirliu_6.jpg
Tedros Adhanom Ghebreyesus.jpg
Dünya Sağlık Örgütü Avrupa Bölge Ofisi_Ogerta Manastirliu_5.jpg

Shqipëria merr për herë të parë presidencën e Sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën

-Shqipëria drejton për herë të parë Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën, i cili zhvilloi punimet në Kopenhagë të Danimarkës, me pjesëmarrjen e drejtuesve të shteteve dhe Ministra të Shëndetësisë të 53 vendeve.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në cilësinë e Presidentes, ku për herë të parë ky pozicion i rëndësishëm i takon Shqipërisë, propozuar nga OBSH dhe miratuar nga të gjithë vendet anëtare të Komitetit Rajonal, drejtoi këtë takim të nivelit të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe mësimet e nxjerra.

“…E nderuar dhe e privilegjuar për mundësinë që Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën i dha Shqipërisë, për të drejtuar Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që po zhvillohet në Kopenhagë…”, – u shpreh ministrja Manastirliu pas zgjedhjes në këtë Sesion të Komitetit të OBSH për Evropën. 

Drejtues të shteteve dhe ministra të shëndetësisë së 53 vendeve, drejtori i OBSH dr. Tedros Adhanom, drejtori i OBSH për Evropën dr. Hans Kluge, me pjesëmarrjen e veçantë të Princeshës së Kurorës së Danimarkës dhe ekspertëve më të njohur botëror, dr. Fauci, prof. Monti, u diskutua për mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, nën dritën e pandemisë.

Ridimensionimi i kujdesit parësor, investimi për adresimin e problemeve të shëndetit mendor, Agjenda e Imunizimit 2030 dhe zbutja e pabarazive për aksesin në vaksina, ishin në fokus të diskutimeve që u zhvilluan në Kopenhagë, në takimin më të rëndësishëm vjetor të Shëndetësisë për Evropën, i cili zhvilloi punimet nga datat 13-15 shtator.

-Nga ana tjetër, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu vizitoi selinë qendrore të UNICEF në Kopenhagë, në strukturën e përqendruar të furnizimit të barnave, ku deklaroi se Shqipëria ka financuar 200 mijë vaksina të gripit, të cilat pritet që të vijnë gjatë këtij muaji.

Duke vlerësuar rolin e UNICEF për të gjitha vendet të cilat janë pjesë e instrumentit të COVAX-it për të bërë blerjen e qendërzuar dhe shpërndarjen e vaksinave, Manastirliu bëri me dije se priten të vijnë 144 mijë doza vaksinash antiCovid falë bashkëpunimit me instrumentin COVAX.

Duke shprehur vlerësimin për vizitën e ministres Manastirliu në selinë qendrore të UNICEF në Kopenhagë, drejtoresha e përgjithshme e Prokurimeve, Etleva Kadilli tha, “Ne këtu si zyra e UNICEF qendrore shpresojmë që të jemi gjithmonë në shërbim dhe në dispozicion të Shqipërisë dhe vendeve të tjera në këtë situatë kaq të vështirë të pandemisë. Shpresojmë që shumë shpejt do të mundësojmë lëvrimin e dozave të ndryshme, qoftë kjo të vaksinave për Covid, por gjithashtu edhe për gripin”.

-Bashkimi Evropian  vendosi të njohë reciprokisht certifikatat e koronavirusit Covid-19 në udhëtimet me shtatë vende të tjera.

Sipas deklaratës së bërë nga Komisioni i BE-së, Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja tani mund të lidhen me sistemin e BE-së.

Certifikatat e BE-së do të jenë të vlefshme po ashtu për udhëtimet nga BE-ja në këto vende.

Sipas informacionit të dhënë nga Komisioni i BE-së, pas shtesave të fundit, Certifikatat Covid njihen reciprokisht midis 27 vendeve anëtare dhe 16 vendeve joanëtare, përfshirë Turqinë.

Ndërkaq, kryeministri shqiptar Edi Rama e cilësoi superlajm.

Superlajm. Shqiptarët të lirë të lëvizin lirisht në Evropë me pasaportën digjitale të vaksinimit. BE aprovon Shqipërinë, Izraelin dhe Marokun, duke dhënë edhe një shembull kuptimplotë të progresit tonë digjital, për të gjithë ata që dëshirojnë t’u gëzohen edhe arritjeve, përveçse të shohin vetëm të këqija deri edhe ku nuk ka”, deklaroi kryeministri.

Mbi 700 mijë qytetarë kanë marrë plotësisht të dy dozat e vaksinës që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh”.

Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri rreth 2 milionë vaksina antiCovid.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme