Takimi i shefave të shtabeve të NATO-s u mbajt në Athinë

Në takim u vlerësuan operacionet e NATO-s, vështirësitë dhe kërcënimet me të cilat përballet Aleanca.

1707685
Takimi i shefave të shtabeve të NATO-s u mbajt në Athinë

Takimi i shefave të shtabeve të NATO -s u mbajt në kryeqytetin grek të Athinës.

Në takim u vlerësuan operacionet e NATO-s, vështirësitë dhe kërcënimet me të cilat përballet Aleanca.

Në takimin e Athinës, shefat e shtabeve tërhoqën vëmendjen për ndryshimet në mjedisin gjeopolitik dhe mjegullimin e kufirit midis paqes dhe krizës.

Në takim u theksua se Aleanca duhet të vazhdojë ritmin e ndryshimit teknologjik dhe u shkëmbyen mendime mbi situatën në Afganistan.

Gjithashtu në takim u mor një vendim për emërimin e gjenerallejtënant polak Janusz Adamczak si drejtor i personelit ushtarak ndërkombëtar të NATO-s. Adamczak do ta marrë këtë detyrë në verën e vitit 2022.



Lajme të ngjashme