Kosova fiton medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike në Tokio

Kosova ka fituar medaljen e parë në Lojërat Olimpike "Tokio 2020", pasi xhudistja Distria Krasniqi, ka mundur në finale japonezen, Funa Tonaki.

1679535
Kosova fiton medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike në Tokio

Në deklaratën nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), nëpërmjet rrjeteve sociale thuhet se "Distria Krasniqi i solli të artën vetes dhe gjithë vendit tonë, duke na bërë krenarë".

Kjo është medalja e parë e Kosovës në "Tokio 2020" ndërsa është medalja e dytë olimpike, pas të artës së Majlinda Kelmendit në "Rio 2016".

KOK më parë kishte njoftuar se Kosova në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" do të garojë me 11 sportistë.

Në mesin e tyre është edhe Majlinda Kelmendi, fituesja e medaljes së artë në "Rio 2016", e cila do të garojë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë. (AA)



Lajme të ngjashme