“Pala turke e Qipros është e gatshme për bisedime”

"Pala Qipriote Turke është e gatshme të marrë pjesë në një mënyrë konstruktive në negociatat që ka të ngjarë të fillojnë në një platformë të re",- ka njoftuar Ministria e Jashtme e Republikës Turke të Qipros së Veriut në një deklaratë të shkruar.

1658363
“Pala turke e Qipros është e gatshme për bisedime”

"Pala Qipriote Turke është e gatshme të marrë pjesë në një mënyrë konstruktive në negociatat që ka të ngjarë të fillojnë në një terren të ri me qëllim krijimin e bashkëpunimit, pas konfirmimit të barazisë sovrane të të dy shteteve",- ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Turke të Qipros së Veriut në një deklaratë të shkruar.

Shprehjet në lidhje me çështjen qipriote që kanë zënë vend në një deklaratë të përbashkët që u bë pas Samitit të Vendeve të Evropës Jugore (Med7) që janë Anëtare të Bashkimit Evropian (BE), të mbajtur në Athinë më 11 qershor 2021, nuk pasqyrojnë realitetin politik dhe juridik në Ishull (Qipro) dhe me këtë deklaratë vendet në fjalë të BE-së e dëshmuan edhe një herë që ato nuk mund të jenë të paanshme, thuhet më tej në deklaratën e shkruar të Ministrisë së Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Duke theksuar se pala grekoqipriote vazhdon të injorojë të drejtat dhe interesat legjitime të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe Turqisë dhe vazhdon të pengojë vendosjen e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon me anë të aktiviteteve të e saj provokuese, deklarata specifikon se vendet e lartpërmendura të BE-së duke nënshkruar një deklaratë të tillë nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë inkurajuar qasjen maksimaliste të administratës grekoqipriote.

"Ne do të dëshironim t'ju sjellim edhe një herë në kujtesë se Marashi i mbyllur, i cili është bërë simboli i status quo-së në Ishull, është territori i Republikës Turke të Qipros së Veriut. Hapja jonë në lidhje me Marashin e mbyllur do të vazhdojë të kryhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Shteti ynë së bashku me atdheun mëmë, Turqinë, do t’i dalë për zotë dhe mbrojë si kauzën tonë kombëtare, ashtu edhe të drejtat dhe interesat tona legjitime në Mesdheun Lindor. Pala turkoqipriote është e gatshme të marrë pjesë në një mënyrë konstruktive në negociatat që ka të ngjarë të fillojnë në një terren të ri me qëllim krijimin e bashkëpunimit, pas konfirmimit të barazisë sovrane të të dy shteteve në Ishull",- përfundon deklarata e shkruar e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës Turke të Qipros së Veriut.



Lajme të ngjashme