BE ndërton barrierë digjitale në kufirin Greqi-Turqi për të penguar hyrjen e emigrantëve

Bashkimi Evropian (BE) ka ndërtuar një sistem barriere digjitale në kufirin Turqi-Greqi për të parandaluar kalimin e paligjshëm të emigrantëve në Evropë.

1649049
BE ndërton barrierë digjitale në kufirin Greqi-Turqi për të penguar hyrjen e emigrantëve

BE po teston sistemin e barrierës digjitale që ka ngritur muajt e fundit për të parandaluar kalimet e paligjshme në kontinent nga kufiri tokësor 200 kilometër i gjatë midis dy vendeve, duke shpenzuar 3,7 miliardë dollarë për këtë projekt.

Kontrollet e sigurisë të tilla si: detektorë (sinjalizues të rremë) që punojnë me inteligjencë artificiale, gomone kufitare virtuale dhe kamera u testuan si pjesë e sistemit, i cili përfshin një rrjet vëzhgues i pajisur me kamera dhe sensorë dhe që punon me inteligjencë artificiale. 

Sistemi ka edhe pajisjen akustike me rreze të gjatë veprimi, e instaluar në automjetin e blinduar të policisë greke, i cili mund të dërgojë drejt kufirit turk tinguj shurdhues. Me murët prej çeliku që do të ndërtohen synohet parandalimi i emigrantët të kalojnë lumin Meriç (Maricës) midis dy vendeve.

Në kullat e vrojtimit pranë lumit të Maricës do të vendosen kamerat me rreze të gjatë, kamera termale (për shikim natën) dhe shumë sensorë.

Kur zbulohet një lëvizje e dyshimtë duke përdorur analizën e inteligjencës artificiale, të dhënat e marra do të dërgohen në qendrën e kontrollit.

Me skanerin e pëllëmbës së dorës në sistem, modeli i venave të duarve të njerëzve mund të regjistrohet dhe të përdoret si një identifikues biometrik, duke zbuluar kështu ata që fshihen në brezin e kufirit.

Polici Dimonsthenis Kamargios, i cili është përgjegjës i autoritetit të ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së kufirit të rajonit, tha në një deklaratë se "Tani disponojnë një pamje të qartë të asaj që po ndodh në frontin e kufiri".

Kamargios shtoi se detajet e sistemit do të bëhen publike në fund të vitit.



Lajme të ngjashme