Sot prezantohet programi i Qeverisë Kurti në Parlamentin e Kosovës

Në Parlamentin e Kosovës sot [e hënë, 17 maj], prezantohet programin i qeverisë së Kosovës për katër vitet e qeverisjes, prioritet i qeverisë është luftimi i pandemisë Covid-19 dhe ekonomia.

1640638
Sot prezantohet programi i Qeverisë Kurti në Parlamentin e Kosovës
Albin Kurti_Josep Borrell.jpg
Kosova Cumhurbaşkanı_Vjosa Osmani.jpg
Kosova_Filistin halkına destek gösteri yürüyüşü.jpg
Mescid-i Aksa_gerginlik.jpg
Kosova_Ramazan Bayramı namazı.jpg
Kosova futbol_Priştine şampiyon.jpg

Sot prezantohet programi i Qeverisë Kurti në Parlamentin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10:00. Tema e vetme e rendit të ditës është prezantimi i programit qeverisës për katër vjetët e ardhshëm, i miratuar më 7 maj nga qeveria e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë mandatit qeverisës, Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE dhe për anëtarësim në Kartën e Adriatikut.

Ai po ashtu ka thënë se qeveria e tij është duke përgatitur dosjen për të paditur Serbinë për gjenocid, teksa dialogun e ka renditur prioritet të katërt për qeverinë e tij.

Megjithatë, prioriteti i parë sipas Qeverisë Kurti është shëndeti në kushtet e pandemisë, ndërsa i dyti ka të bëjë me ekonominë po ashtu në kushtet e pandemisë. Në këtë aspekt, sipas kryeministrit Albin Kurti, prioritet i qeverisë është sigurimi i vaksinave.

Kurti ka premtuar reforma në drejtësi ku vettingu do të jetë fjala kryesore e kësaj reforme.

Po ashtu Kurti ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës do të bëhen reforma në skemat sociale duke ofruar mbështetje për familje me të ardhura të vogla, shtesa për fëmijë e punësime për moshat e reja.

Plani qeverisës parasheh edhe një pagë 6 mujore prej 250 eurove për lehonat e papuna.

Ai ka premtuar edhe ndërtimin e 160 çerdheve në gjithë vendin, mbështetje financiare për çiftet e reja dhe rritje të pagës minimale në 250 euro.

Kurti ka premtuar se gjatë këtyre katër vjetëve të qeverisjes, do të fillohet me sigurime shëndetësore.

Në infrastructure, Kurti ka thënë se përvec zgjerimit të hyrje-daljeve të qyteteve,  do të mundësohet ndërtimi i aksit rrugorë Prizren-Tetovë.

Poashtu do të ndërtohet Parkun Tekno-Industrial më i madhi në rajon.

*

Presidentja Osmani në takimin e procesit Bërdo-Brijuni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e 10-të të procesit Bërdo-Brijuni me pjesëmarrjen e presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë ata të Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit. Temat që do të diskutohen në takimin janë rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike e plani investiv i BE-së, zgjerimi i BE-së si dhe përmbyllja e projektit të Europës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor. Në margjina të takimit, Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore.

*

Kurti këtë javë në darkë me Vuqicin e liderët tjerë të Ballkanit

Këtë javë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet ta ketë një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, i ftuar nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell. Takimin e 18 majit në Bruksel e ka konfirmuar për Kosovapress zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu. Megjithëse ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, i njëjti nuk pritet t’i paraprijë rifillimit të dialogut. E presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, ka postuar një foto duke ngrënë byrek me jogurt, me komentin se ky kombinim është përgatitje shumë e mirë për takimet e rëndësishme dhe javën e vështirë që pason.

*

Ministria e Jashtme e Kosovës, thotë se Izraeli e ka të drejtën e mbrojtjes

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se Izraeli e ka të drejtën për ta mbrojtur popullin e tij nga mbi 2.000 raketat e lëshuara nga Hamasi, në konfliktin mes dy vendeve në Rripin e Gazës. 

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2.000 + raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij”, shkruan në Tëitter. Ministria poashtu ka kërkuar të ndalet dhuna dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore.

“Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

*

Bashkësia Islame e Kosovës e brengosur për sulmin izraelit ndaj Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve

Kryetari i Bashkësisë Islame e Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka reaguar lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve, duke shprehur brengën e tij të thellë dhe të besimtarëve muslimanë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinezë në Kuds dhe në territoret palestineze. Nëpërmjet një postimi nga rrjetet sociale, Tërnava ka theksuar se me shqetësim ka përcjellë eskalimin e situatës në Kuds që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheikh Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al-Aksa.

"Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve muslimanë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinezë në Kuds dhe në territoret palestineze. Eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve", thuhet në deklaratë.

"Kudsi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit. Lutemi që sa më parë Kudsi , Al-Aksa dhe objektet tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Kudsit të gjejnë paqen e sigurinë", theksoi Tërnava.

*

Marsh solidarizimi në Prishtinë me popullin palestinez

“Liri për Palestinën”, “Mos e bombardoni Gazën”, “Kundër spastrimit etnik”, “Poshtë fashizmi Izraelit”, kanë qenë disa nga thirrjet e qytetarëve kosovarë në një marsh në solidaritet me popullin palestinez të mbajtur në Prishtinë. Marshi, i cili u organizua nga organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me mbi 100 pjesëmarrës, vazhdoi përgjatë shesheve tjera.

Aktivisti i shoqërisë civile Gazmend Qyqalla theksoi se shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli është cenim i të drejtave fundamentale dhe lirisë së popujve kudo.

 “Ditët e fundit jemi dëshmitar të lajmeve dhe pamjeve tmerruese që vijnë në qytetin e Palestinës, e që po tregojnë dhunën shtetërore e krimet e Izraelit që po i kryejnë mbi popullin palestinez. Kjo është shtypje sistematike e cila është e përshkallëzuar këto ditë”, theksoi Qyqalla.

“Izraeli i sotëm është fashizmi i dikurshëm andaj ne kemi përgjegjësi morale e njerëzore ta kundërshtojmë. Padrejtësia kudo që ndodhë, pamundëson çfarëdo drejtësie në botë, andaj çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez, është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim”, theksoi ai.

*

Falet namazi i Bajramit në Kosovë

Besimtarë të shumtë muslimanë kanë falur namazin e Bajramit në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Gjakovë e shumë qytete e fshatra tjera.

Një numër i madh i besimtarëve kanë marrë pjesë në faljen e namazit në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fati” në Prishtinë, ku u është kërkuar që të kenë kujdes duke respektuar rekomandimet shëndetësore mbi pandeminë.

Në hytben e mbajtur në Xhaminë e Madhe, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, theksoi se kjo festë për besimtarët musliman vjen si një freski që gëzon, shëron dhe qetëson shpirtin e besimtarëve.

Falja e namazit të Fitër-Bajramit në Kosovë u bë në orën 5 e 53 minuta. Xhamitë u hapën 10 minuta para se të niste falja e Bajramit, ndërsa gjatë kësaj kohe u morën tekbire, u lexuan pjesë nga Kurani dhe u dërguan selavate. Ligjërata ishte paracaktuar nga BIK-ut të mos zgjaste më shumë se 10 minuta.

*

Prishtina kampione e Kosovës në futboll

Prishtina është kurorëzuar me titullin e kampionit të Superligës së Kosovës në futboll, një javë para mbylljes së edicionit garues 2020/21. Bardhekaltrit e kryeqytetit në javën e 35-të, të dielën,  kanë shënuar fitore si mysafir ndaj Gjilanit, me rezultat 2:1, duke arritur në kuotën e 78 pikëve, e cila ua siguroi pozitën e parë. Kësisoj, Prishtina e rikthen titullin e kampionit në kryeqytet pas 8 vjetësh, derisa ky është trofeu i 11-të i kampionit në historinë e këtij klubi.

Derisa skuadra kampione u kurorëzua, drama për pozitën e nënkampionit e cila dërgon në garat evropiane dhe lufta për mbijetesë mbetet e paqartë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjet e javës së fundit.



Lajme të ngjashme