Nga sot lehtësohen masat kundër Covid-19 në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të mbajtur të dielën (18 prill) ka vendosur për t’i lehtësuar masat kundër Covid-19 duke hequr disa kufizime të vëna më 6 prill, e që kishin afatin deri më 18 prill.

1624110
Nga sot lehtësohen masat kundër Covid-19 në Kosovë
Kosova_yüz yüze eğitim.jpg
Kosova_koronavirüs yeni tedbirleri_2.jpg
Priştine Belediye Başkanı_Shpend Ahmeti.jpg
TİKA Kosova Ramazan yardımları.jpg
Vjosa Osmani_Kosova yeni Cumhurbaşkanı seçildi_2.jpg
Vjosa Osmani Albin Kurti Petrit Ajeti.jpg
Vjosa Osmani Albin Kurti Petrit Ajeti 2.jpg
Kosova_judoda Avrupa şampiyonu.jpg

Nga sot lehtësohen masat kundër Covid-19 në Kosovë

Me vendim të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sa i përket masave kundër Pandemisë së Koronavirusit, e i cili nis së zbatuari nga e hëna (19 prill), kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë në periudhën kohore 22:30 deri 05:00. Bizneseve të gastronomisë do t’iu lejohet puna, mirëpo duket pasur parasysh mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e konsumatorëve për metër katror. Qendrat tregtare po ashtu do të hapen.

E sa i përket hyrjes në territorin e Kosovës, nuk ka ndryshime. Secili person që hyn në Kosovë nga një vend me rrezikshmëri të lartë duhet të prezantojë testin PCR për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Nga ky kusht përjashtim bëjnë qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore në mënyrë të njëjtë, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore. Po ashtu nga kushti i testit, përjashtohen edhe transportuesit profesionistë; qytetarët që kalojnë përmes transportit të organizuar; diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë dhe familjarët e tyre si dhe personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.

*

Sot fillon mësimi me pjesëmarrje fizike

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, nga sot (e hënë 19 prill), vazhdon pa kufizime me pjesëmarrjen fizike të nxënësve në shkolla. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha përmes një postimi në Facebook, se vendimi u mor në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Nxënësit e arsimit para-universitar, përjashtuar ciklin e ulët nga klasa e parë deri në të pestën, kanë mbajtur mësim online nga 12 prilli. Kjo ka qenë një nga masat e Qeverisë së Kosovës, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

*

Gjobitet kryetari i Prishtinës për mosrespektim të masave anti-Covid

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është gjobitur të premten nga policia dhe inspektorët për mosrespektim të masave kundër COVID-19. Ahmeti, përmes një postim në Facebook, ka thënë se ka festuar ditëlindjen me familjen e tij në një hapësirë private ndërsa më pas aty kishin shkuar Policia dhe inspektorët e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës, të cilët i kanë shqiptuar gjobën.

*

Presidenti i Gjermanisë uron presidenten e Kosovës

Presidenti i Gjermanisë, Frank Valter Shtainmajer ka uruar Vjosa Osmanin, me rastin e zgjedhjes së saj presidente e Kosovës. Presidenti gjerman në urimin e tij, theksoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e mëtejmë në rrugën evropiane. Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar presidenten Osmani për takim së shpejti.

*

Kryeministri belg uron Kurtin dhe kërkon përfundim të dialogut

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo në letrën e urimit Albin Kurtit për zgjedhjen kryeministër, bën thirrje për përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje historike. Kryeministri i Belgjikës, po ashtu në letër, thotë se me shumë interesim e ka marrë njoftimin mbi synimet e kryeministrit Kurti, lidhur me forcimin e shtetit të së drejtës dhe reformën në drejtësi, konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, zhvillimin shoqëror e ekonomik dhe modernizimin e ekonomisë.

*

Kurti, letër Gjykatës Kushtetuese 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar të mërkurën kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama- Hajrizi, një letër përgjigje ndaj kërkesës së parashtruar nga 11 deputetë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria rithekson se përfaqësuesit e pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës janë konsultuar dhe propozimi i tyre është marrë parasysh në lidhje me emërimin e ministrit që përfaqëson komunitetin serb në Qeverinë e Kosovës”, thuhet në letrën të cilën e ka bërë publike Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës.

Më 29 mars, partia Lista Serbe paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për, siç tha, mbrojtjen e interesave të popullit serb. Ankesa u paraqit në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë së Bashkuar Gorane. Në njoftimin për media thuhej se ankesa “sfidon vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë, më 22 mars, 2021, me të cilin popullit serb i është dhënë vetëm një ministri nën menaxhim, edhe pse duheshin dy”. Në përbërjen e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për Listën Serbe është ndarë Ministria për Komunitete dhe Kthim.

*

Petrit Ajeti emërohet drejtor i AKI-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Ajeti ka qenë aktiv në fushën e sigurisë. Mbi 15 vjet përvojë pune në institucionet publike dhe private në fushën e sigurisë. Nga viti 2013 ka punuar në kapacitete të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës si zyrtar për koordinim të investimeve të huaja të mbrojtjes dhe ushtrues detyre i shefit të sektorit për integrim euro-atlantik si dhe së fundi shef i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës.

Në bazë të ligjit në fuqi, drejtori i AKI-së i përgjigjet direkt kryeministrit.

Po sipas këtij ligji, drejtori i AKI-së shërben si këshilltar i presidentit dhe kryeministrit për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës.

*

TIKA shpërndan pako ushqimore dhe higjienike mijëra familjeve në Kosovë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka nisur shpërndarjen e 2.300 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. Ndihmat shpërndahen për familjet në nevojë nëpërmjet organizatave të ndryshme, në komunat e Skenderajt, Mamushës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Prizrenit dhe Dragashit.

Ndërsa në ceremoninë e organizuar në komunën e Skenderajt, kryetari i kësaj komune që rrjedh nga familja heroike e Adem Jasharit, Bekim Jashari, ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Skenderajt, përmes TIKA-s edhe tërë popullin dhe shtetin e Turqisë për ndihmesën që e ka dhënë qysh nga vitet e vështira gjatë luftës në çlirim të vendit, por edhe sot në ndërtim dhe zhvillim të Kosovës.

“Mund të them lirisht si dy popuj apo dy vëllezër, kështu që uroj ky bashkëpunim i yni të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe padyshim se do të vazhdojë", ka thënë Jashari.

*

Distria e artë në Lisbonë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Xhudos që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë. Distria ka fituar medaljen e artë, pasi në finale ukrainasja Bilodid nuk u paraqit farë në tapet për shkak të lëndimit.

*

Presidentja uron Distrian

Për fitoren e Distrias, ka reaguar edhe Presidentja e Shtetit, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë së Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrejnë Republikën tonë lartë e më lartë.

“S’ka si të jetë ndryshe! Këto arritje të tyre janë reflektim i pastër i punës së palodhshme, angazhimit në një mision me qëllim të qartë, e konsistencë në këtë drejtim”, ka shkruar ajo.

*

Akili kampion i Europës në Xhudo 

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është kampion i ri i Europës në xhudo. Medaljen e artë, Gjakova e siguroi stë shtunën pasdite në Lisbonë. Në finale, Akili e mposhti xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.

*

Edhe një urim i presidentes Osmani

“I artë dhe Akili jonë”, ka shkruar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Sot, Akil Gjakova e përfundoi si kampion i Evropës këtë garë. Ju po ia dëshmoni gjithë botës se kur ka vullnet, angazhim, përkushtim e talent, nuk ka barriera e as pengesa që nuk tejkalohen, sepse e mira gjithmonë triumfon dhe puna gjithmonë shpërblehet”, ka shkruar presidentja Osmani.

*

Kosova, shteti më i fuqishëm i Europës në Xhudo

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë në Kampionatin Europian të Xhudos që të dielën u përmbyllë në Lisbonë të Portugalisë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në mesin e 45 shteteve pjesëmarrëse.

Kosova e Turqia janë të vetmet që kanë fituar nga dy medalje të arta.

Të artë për Kosovën fituan Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova. Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë. Kurse LorianaKuka e Laura Fazliu u renditën të pestat.

Me këto rezultate, Kosova ka lënë prapa superfuqi të xhudos e të sportit. Krejt kjo falë punës së jashtëzakonshme të trajnerit Driton Kuka dhe xhudistëve të tij.



Lajme të ngjashme