Petrit Ajeti emërohet Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

1621815
Petrit Ajeti emërohet Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Vjosa Osmani Albin Kurti Petrit Ajeti 2.jpg

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës.

Petrit Ajeti ka lindur në Gjilan, më 11 tetor 1981. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu, ka kryer studimet në nivelin Baçelor në Shkencat Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Studimet e nivelit master Ajeti i kreu në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ka ndjekur disa programe ndërkombëtare në kuadër të zhvillimit profesional në fushën e sigurisë.

Lajmi u bë publik në faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës. 



Lajme të ngjashme