Nënshkruhet projekti i përbashkët shqiptaro-turk për restaurimin e shtëpive monument kulture

Kryeministri Edi Rama priti pak ditë më parë në Gjirokastër, ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, me të cilin u nënshkrua projekti i përbashkët i restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

1619046
Nënshkruhet projekti i përbashkët shqiptaro-turk për restaurimin e shtëpive monument kulture
Mehmet Nuri Ersoy_Edi Rama_Gjirokaster.jpg
Mehmet Nuri Ersoy_Gjirokaster_Ekrek Yurdu_8.jpg
Mehmet Nuri Ersoy_Gjirokaster_Ekrek Yurdu_5.jpg
Mehmet Nuri Ersoy_Gjirokaster_Ekrek Yurdu_4.jpg
Mehmet Nuri Ersoy_Elva Margariti_Blendi Klosi_Gjirokaster_3.jpg
Arnavutluk_Gjirokaster_Shtepia e Zekateve.jpg
Mehmet Nuri Ersoy_Elva Margariti_Divjake-Karavasta_1.jpg
Mehmet Nur Ersoy_Arnavutluk-Divjake-Karavasta.jpg

Shqipëri-Turqi/ Marrëveshje bashkëpunimi nga fusha e kulturës dhe artit te mbrojtja e të drejtave të autorit

Kryeministri Edi Rama priti pak ditë më parë në Gjirokastër, ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, me të cilin u nënshkrua projekti i përbashkët i restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat.

 

Kryeministri theksoi se në kuadër të kësaj vizite, “…U nënshkruan edhe marrëveshjet që synojnë forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e turizmit, artit, arkeologjisë, muzeologjisë, luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit…”.

Kryeministri e priti ministrin turk në një godinë karakteristike gjirokastrite, e restauruar së fundmi dhe e çelur para disa ditëve.

Marrëveshje të veçanta u nënshkruan mes ministrit të Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti dhe ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

 “Sot, mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë u nënshkrua një marrëveshje që synon forcimin dhe nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të artit, arkeologjisë, muzeologjisë, në luftën kundër trafikut të paligjshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore, të mbrojtjes së të drejtave të autorit etj.”, shprehet Margariti. 

Margariti thekson se pas bashkëpunimeve të suksesshme në fushën e restaurimit, të tjera projekte të mëdha na presin përpara.

Nga ana tjetër, po në qytetin e Gjirokastrës, u mbajt ceremonia e hapjes së Konviktit të Djemve, i cili u rinovua dhe mobilua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim /TIKA.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, zëvendëskryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në rajon dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalimin e tij këtu, Ersoy deklaroi se ata ndajnë lidhje historike dhe kulturore të rrënjosura thellë me Shqipërinë, ndërsa përcolli përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kombit turk.

Duke deklaruar se TIKA ka realizuar 532 projekte në 20 vitet e fundit që nga viti 2001, Ersoy tha: "Veçanërisht që nga viti 2004, ne i intensifikuam aktivitetet tona në kuadër të TIKA-s. Në sektorin e shëndetësisë, ne kemi realizuar 52 projekte për rinovimin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore, mbështetjen me pajisje dhe krijimin e laboratorëve të analizave mjekësore".

Ai vuri në dukje se Shqipëria ka më shumë se 2 mijë monumente kulturore në territorin e saj.

"Gjersa ajo ka një potencial të tillë, pa dyshim, qëllimet e vendosura në turizmin kulturor janë gjithashtu të mëdha. Ne gjithashtu vlerësojmë dhe mbështesim punën e kryer për të kontribuuar në mirëqenien e vendit dhe njerëzve duke e pasuruar turizmin me trashëgiminë e pasur të civilizimit. Qasja e ndjeshme e një burri shteti me karakter artisti si kryeministri Edi Rama dhe kolegëve të mi të vlefshëm në këtë fushë e bën bashkëpunimin tonë edhe më kuptimplotë", deklaroi Ersoy.

Ersoy tha se restaurimet e Kalasë së Gjirokastrës dhe Xhamisë së Pazarit dhe Kullës së Sahatit kanë përfunduar dhe i janë shtuar turizmit kulturor, dhe theksoi se restaurimi i Xhamisë Ethem Beu në Tiranë do të përfundojë në gjysmën e parë të këtij viti.

Ndërkaq, projektin e rinovimit të Konviktit të Djemve në Gjirokastër Ersoy e cilësoi si pjesë e rëndësisë që i japin arsimit të të rinjve, duke falënderuar presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ministren e Kulturës Elva Margariti dhe ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi për punët e përbashkëta.

Nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, ne do të vazhdojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë në mënyrë që të zhvillojmë dhe forcojmë më tej marrëdhëniet dypalëshe në çdo fushë”, theksoi Ersoy.

Ndërkaq, ministrja Margariti falënderoi Turqinë për mbështetjen e ofruar gjithnjë, veçanërisht për restaurimin e konviktit në fjalë.

Ajo po ashtu shprehu falënderime për ndihmën e ofruar të Turqisë pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019 dhe tha se viti 2021 filloi me firmosjen e marrëveshjeve të rëndësishme në Ankara.

Margariti e cilësoi si shumë të rëndësishëm restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër për bashkëpunimin midis dy vendeve.

“Marrëveshjet që nënshkruam pak më parë në Shtëpinë e Zekatëve, ashtu si Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, janë patjetër një etapë shumë e rëndësishme dhe ajo e forcimit të marrëdhënieve jo vetëm në restaurim, jo vetëm në turizëm dhe mjedis, por kemi prekur çështje nga më të gjërat, të ato të drejtave të autorit, trafikimit të veprave dhe për ne është shumë e rëndësishme që sot më 2021 kemi si partner strategjik qeverinë turke e cila na mbështet në sfidat tona të mëdha”, tha Margariti.

Margariti falënderoi agjencinë TIKA për punët e kryera. 

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Golemi shprehu mirënjohjen për Turqinë dhe TIKA-n për mbështetjen e ofruar për qytetin, duke shtuar se shtëpitë historike në qytet janë monumente të kulturës që kanë nevojë për ndërhyrje dhe mbështetje.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri vizitoi Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Ministri Ersoy, mori informacion lidhur me punimet e kryera këtu.

Ersoy dhe Margariti, u ngjitën në një kullë të lartë në zonë dhe nga aty shikuan me dylbi peizazhin e detit dhe zonën e pyllëzuar.

-Ersoy vlerësoi për gazetarët vizitën e tij në Shqipëri, ku ai theksoi se "Shqipëria bashkë me popullin e saj është një vend me të cilin kemi pasur marrëdhënie kulturore prej shumë kohësh më parë. Dy popujt janë të afërt me njëri-tjetrin dhe janë dy shoqëri që kanë një të kaluar të përbashkët në histori".

Pasi bëri të ditur se Shqipëria është një vend kandidat në Bashkimin Evropian  dhe se së shpejti pritet që të anëtarësohet në BE, Ersoy, vlerësoi se "…Po kryejmë marrëveshje protokollare dypalëshe për të rritur, zhvilluar marrëdhëniet që vijnë nga e kaluara dhe për t‘ia transmetuar këto brezave të ardhshëm… ".

Gjithashtu ky vend në të njëjtën kohë është një vend shumë i përshtatshëm dhe me shumë mundësi të investimeve, nënvizoi Ersoy, i cili tha se në këtë kontekst janë ftuar investitorët turq. 

-"…Mundësitë e investimeve kryesisht në çështjen e turizmit kanë një potencial të madh. Kanë kryer edhe shumë punë. Kemi pasur mundësinë që të shikojmë edhe këto punime, ku edhe ata vetë do të vizitojnë Turqinë. Me këtë do të shikojnë në vend se si mund t'i zbatojnë në vendet e tyre institucionalizimin dhe punimet që kemi kryer lidhur me turizmin në Turqi. Po ashtu kanë shprehur dëshirën të ftojnë investitorët në Turqi. (...) Gjatë kësaj vizite gjetën mundësinë të na tregojnë rajonet, mundësitë potenciale të investimeve. Pas kësaj do të realizojmë bashkërisht të gjitha punimet e nevojshme për të vazhduar duke rritur trafikun mes dy vendeve…" tha ministri turk, Ersoy.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme