Shqipëria regjistron 19 viktima, Kosova 3 dhe Maqedonia e Veriut 7 nga COVID-19

Trevat shqiptare vazhdojnë të ballafaqohen me rritjen e numrit të infektimeve nga lloji i ri i koronavirusit.

1592197
Shqipëria regjistron 19 viktima, Kosova 3 dhe Maqedonia e Veriut 7 nga COVID-19
super foto fransa korona fransa 1.jpg
koronavirus2.jpg

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 19 të vdekur dhe 986 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 106.215 dhe numri i të vdekurve në 1.775.

Në orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 68.969 dhe raste aktive janë 35.471.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.957 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 462.980 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me mjekë dhe infermierë, tha se situata është delikate dhe u bëri apel qytetarëve për zbatimin e rregullave kundër pandemisë COVID-19.

Duke folur për procesin e vaksinimit që ka filluar më 11 janar, Manastirliu theksoi se po vijon me intensitet vaksinimi i stafeve mjekësore.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.595.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 426 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 68.777 raste.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 3.454 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 303.652 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 205 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 59.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.539.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 721 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 7 viktima.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 102.482, ndërsa numri i të vdekurve në 3.126.

Institucionet shëndetësore tregojnë se 171 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në gjithsej 91.066 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga koronavirusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 519.985 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.816 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.290. (AA)



Lajme të ngjashme