Reagime ndaj emërimit të anëtarëve të bordeve shkollore të pakicës turke në Greqi

Shoqata e Bordeve të Shkollave të Pakicave të Trakisë Perëndimore (BTAOEB) e ka cilësuar si antidemokratik një veprim të tillë dhe ka deklaruar se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

1589897
Reagime ndaj emërimit të anëtarëve të bordeve shkollore të pakicës turke në Greqi

Reagimet u provokuan nga emërimi i myftinjve të caktuar nga shteti grek në detyrat e myftiut në Ksanthi (İskeçe) dhe Komotini (Gümülcüne) si kryetarë të bordeve arsimore në shkollat që i përkasin pakicës turke në Trakinë Perëndimore.

Në njoftimin e lëshuar nga Shoqata e Bordeve Arsimore të Shkollave të Pakicave të Trakisë Perëndimore (BTAOEB), u theksua se bazuar në vendimin e botuar në gazetën qeveritare [fletoren zyrtare] më 8 shkurt me firmën e ministrit të Arsimit dhe Feve Niki Kerameos, të emëruarit [si myfti] janë emëruar edhe si kryetarë të bordeve arsimore në medresetë e Ksanthit dhe Komotinit, ndërsa disa anëtarë të pakicës që ishin emëruan në shkollat publike greke si teologë me ligjin e njohur si "Ligji i 240 Imamëve", janë emëruar si anëtarë të këtyre bordeve.

Njoftimi thekson më tej se medresetë në Komotini dhe Ksanthi janë shkolla pakicash dhe një veprim i tillë, i cili është bërë pa pëlqimin e bordeve të shkollës dhe prindërve, është i papranueshëm për Pakicën Turke.

Njoftimi vuri në dukje se Shoqata e Bordeve Arsimore të Shkollave të Pakicave të Trakisë Perëndimore (BTAOEB) është e vendosur ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

"Statusi i medreseve nuk mund të ndryshohet me veprime të tilla të llojit ‘fakt i kryer’ dhe me vendime të tilla ministrore. Së pari, kjo nuk është në përputhje me konceptin e një shteti demokratik dhe të një shteti të madh. Shoqata jonë do të bëjë pjesën e saj në luftën gjyqësore kundër këtij ligji antidemokratik. Askush të mos dyshojë në këtë", nënvizon komunikata.

Disa kohë më parë ishin ndryshuar edhe emrat e medreseve të pakicës turke në Ksanthi dhe Komotini.

Sipas qarkores së Ministrisë së Arsimit dhe Feve të datës 13 gusht 2020, nga tabelat me emrin e medreseve ishte hequr fjala "Minoritet" dhe ishte zëvendësuar me fjalën "Mysliman".



Lajme të ngjashme