Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Thaçit dhe ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ka refuzuar kërkesat e avokatëve për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

1572299
Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Thaçit dhe ish-pjesëtarëve tjerë të UÇK-së

ka refuzuar kërkesat e avokatëve për lirimin me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Një vendim të tillë, DHSK e ka bërë publike në faqen zyrtare të saj, ku bëhet e ditur se vendimin për refuzimin e kërkesave për liri me kusht e ka marrë gjykatësi Nicolas Guillou, i cili ua ka refuzuar avokatëve të të akuzuarve kërkesat veç e veç.

Në parashtresat e kryeprokurorit special, Jack Smith, pretendohet se ekziston rreziku që ish-pjesëtarët e UÇK-së të arratisen, të ndikojnë në dëshmitarë ose ta kryejnë ndonjë krim.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në kuadër të Dhomave të Specializuara, në parashtresat kundër të akuzuarve po ashtu thekson pretendimin e saj se ekziston një klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, ku theksohet se ish-krerët e UÇK-së kanë mundësi që t’i heshtin ata.

ZPS-ja është ankuar se si organ i akuzës nuk kanë burime për t’i mbikëqyrur ish-krerët e UÇK-së nëse ata do të liroheshin përkohësisht.

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte kërkuar lirimin e përkohshëm të tij, me kushtet që i cakton gjykatësi i procedurës paraprake. Avokati mbrojtës i Thaçit, David Hooper, duke iu përgjigjur parashtresave të prokurorit, ka thënë se “është fatkeqësi që në parashtresat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar po bëhen krahasime me figura të njohura ndërkombëtare që kanë përdorur resurset për t’i ikur drejtësisë, në mesin e tyre edhe ish-presidenti i Serbisë”.

Aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa është bërë publike më 5 nëntor, ditën kur ai hoqi dorë nga pozita e Presidentit të Kosovës dhe të njëjtën ditë u transferua për në Hagë.

Mbi ish-presidentin Thaçi si dhe ish-pjesëtarët tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë rëndon akuza në të cilën thuhet se “së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”. (AA)



Lajme të ngjashme