Në Mal të Zi mund të hyhet pa testin e koronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë e Malit te Zi, Jelena Boroviniq Bojoviq tha se testi nuk do të jetë më i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.

1562789
Në Mal të Zi mund të hyhet pa testin e koronavirusit
Karadağ_korona_sınır kapıları.jpg
uçuş iptal.jpg
Karadağ koronavirüs.jpg
Karadağ_harita_koronavirüs_yeni vakalar.jpg
Karadağ korona durumu.jpeg
Aleksa Beçiq_Tivar_dini cemaatlere ziyaret.jpg

Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i obligueshëm për të hyrë në Mal të Zi

Ministrja e Shëndetësisë e Malit te Zi, Jelena Boroviniq Bojoviq tha se testi nuk do të jetë më i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt. Boroviniq Bojoviq tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi gjatë fundjavave. Sipas saj, lehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike. Ajo ka shtuar se shkalla e përdorimit të kapaciteteve spitalore aktualisht është rreth 57 për qind, krahasuar me gjysmën e dytë të dhjetorit, kur ka qenë 67 për qind. Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar të hënën edhe për 388 raste të reja me koronavirus dhe për katër viktima. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë vend me mbi 620.000 banorë, aktualisht është 9.595 të intefektuar.

Qeveria shkarkon kuadrot e Listës Shqiptare 

Raporti i Qeverisë së Malit të Zi ndaj popujve pakicë shihet edhe përmes shkarkimit të kuadrove të Listës shqiptare, ka kumtuar deputeti Genc Nimanbegu. Ai ka vlerësuar se ftesa publike drejtuar Listës Shqiptare që të jetë pjesë e Qeverisë, nuk ka qenë e sinqertë, por vetëm demagogjike dhe protokollare, gjë të cilën, siç ka theksuar ai, e vërteton edhe mënyra e shkarkimit të funksionarëve të kësaj Liste, drejtorët e drejtorive në Ministrinë e Arsimit dhe në Ministrinë e Turizmit dhe të cilët ishin pranuar në bazë të konkursit publik. Sipas fjalëve të tij, liderët, të cilët përbëjnë shumicën “kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit”, për pakicat duke nënshkruar edhe një “marrëveshje famoze”, me ç’rast obligohen se edhe pakicat do të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv. “Opinioni i brendshëm, ashtu edhe ai ndërkombëtar, me siguri është bindur se pushteti i ri do të implementojë principe të reja “demokratike” pa revanshizëm dhe përmes respektimit të profesionalitetit, me aktet e fundit një gjë e tillë ka dalë në sipërfaqe dhe njëkohësisht, marrëveshja si e rreme ose ndoshta revanshizmi si pjesë e pushtetit”, ka theksuar Nimanbegu. Ai ka nënvizuar se informatat për shkarkimet personale i kanë marrë në uebfaqen e Qeverisë.

Aktualitete rreth situatës me koronavirus në Mal te Zi

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e koronavirusit e ka humbur jetën 1 person dhe janë vërtetuar edhe 519 raste të reja të infeksionit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Theksohet se laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik dhe laboratorët e tjerë publikë dhe privatë, të cilët bëjnë diagnostikimin e infektimit me koronavirus, deri dje në ora 17.00 kanë bërë analizat e 2157 mostrave. Numri i përgjithshëm i të vdekurve, si pasojë e infektimit me Covid-19, prej fillimit të qershorit është 721, kurse prej fillimit të vitit 730. Deri dje në ora 17.00 është konfirmuar edhe shërimi i 426 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e personave të shëruar, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i vitit të kaluar e deri  sot është 53.338 të infektuar.

Beçiq u bëri vizitë tri bashkësive fetare në Tivar 

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq u ka bërë vizitë tri bashkësive fetare në Tivar, në qytetin siç ka theksuar ai në Twiter, i cili “ka qenë dhe ka mbetur mjedis që në mënyrën më të mirë dëshmon qëndrueshmërinë e harmonisë dhe bashkëjetesës shumënacionale dhe shumëetnike”. “Kam pasur kënaqësi të veçantë që të vizitoj tri bashkësitë fetare në Tivar, komunë kjo e cila ka qenë dhe mbetet e njohur si mjedis, i cili në mënyrën më të mirë të mundshme dëshmon qëndrueshmërinë e harmonisë shumë nacionale dhe shumë konfesionale si dhe të bashkëjetesës”. Beçiq, ka shkruar se në tempullin e Shën Gjonit, në njërin nga objektet më të bukura ortodokse, ai ka biseduar me protojereun Slobodan Zekoviq. Me këtë rast, siç ka theksuar Beçiq, edhe njëherë është bindur në kontributin e madh që jep Kisha Ortodokse për ndërtimin e pajtimit në Mal të Zi. Beçiq ka theksuar se gjatë takimit dhe bisedimeve miqësore, Monsinjori Rrok Gjonlleshaj, arkipeshkopi i Tivarit, e ka njoftuar atë me trashëgiminë e pasur kulturore të Kishës Katolike në territorin e qytetit të Tivarit dhe në tërë Malin e Zi, me ç’rast, siç thekson ai, janë pajtuar në bindjen për rolin e pashmangshëm, të cilin e luan kjo kishë në ndërtimin e Malit të Zi, si shtet qytetar.

Synim për anëtarësim në BE të jetë viti 2025

Pikë orientimi i institucioneve të Malit të Zi duhet të jetë viti 2025 si suazë për anëtarësim, i cili është paraparë me dokumentet strategjike të BE, ka deklaruar bashkëbiseduesja kryesore e Malit të Zi me BE-së, Zorka Kordiq. Ajo ka deklaruar se kjo do të thotë se deri në fund të vitit 2023 e gjithë trashëgimia juridike e BE-së duhet të transferohet në legjislaturën vendore. Kordiq ka vlerësuar se është orientim strategjik i Qeverisë së re që deri në fund të këtij mandati të sigurojë gatishmërinë vendore të Malit të Zi për anëtarësim në BE. Mali i Zi, i cili tani, siç ka përkujtuar ajo, është shteti i vetëm aspirant, i cili ka hapur të gjithë kapitujt negociues, në vitin rrjedhës vëmendje të veçantë do t’u kushtojë plotësimit të masave të prapambetura të përkohshme nga kapitulli 23 “Drejtësia dhe të Drejtat Themelore” dhe kapitulli 24 “Liria, Drejtësia dhe Siguria”.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme