Policia greke bllokon protestat e “17 Nëntorit” në Athinë, ndalon shumë njerëz

Protestat e planifikuara në Greqi për 47 vjetorin e kryengritjes studentore të “17 Nëntorit” kundër "Juntës së Kolonelëve" në 1973 u bllokuan me ndërhyrjen e policisë.

1529967
Policia greke bllokon protestat e “17 Nëntorit” në Athinë, ndalon shumë njerëz

Protestat e planifikuara në Greqi për 47 vjetorin e kryengritjes studentore të “17 Nëntorit” kundër "Juntës së Kolonelëve" në 1973 u bllokuan me ndërhyrjen e policisë.

Protestuesit u mblodhën në organizimin e disa grupeve të majta dhe donin të marshonin në rrethin qendror të kryeqytetit Athinë, pavarësisht ndalimit të protestave të vendosur në vend në kuadër të masave të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Si rezultat i ndërhyrjes së forcave të policisë, pati grindje midis demonstruesve dhe efektivave të policisë. Shumë persona u ndaluan në gjatë protestës që policia shpërndau me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Sipas raporteve të mediave greke, disa protestues u mblodhën gjithashtu në Selanik për të organizuar një marshim, por u shpërndanë pa incidente si rezultat i pengesave të policisë.

Me pretekstin e COVID-19 qeveria vendosi një ndalim të demonstratave dhe tubimeve të hënën për të parandaluar marshime përkujtimore në shkallë të gjerë të mbajtura çdo vit më 17 nëntor.

Partia kryesore opozitare, “Syriza”, “Partia Komuniste e Greqisë” (KEE) dhe “Partia Mera25” kundërshtuan ndalimin e qeverisë.

Studentët që marshuan kundër “Juntës së Kolonelëve”, i cili mori në dorë administrimin e vendit me një grusht shteti ushtarak në Greqi më 1967, pushtuan Universitetin Teknik më 14 nëntor 1973.

Në mëngjesin e 17 nëntorit, ushtria hyri në Universitet me tanke. Kjo rezistencë e studentëve, të cilët gjithashtu patën mbështetje të madhe nga opinioni publik gjatë manifestimit 3-ditor, konsiderohet si simbol i luftës kundër juntës.



Lajme të ngjashme