Kosovë, 11 të vdekur dhe 765 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 11 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 809 numrin e viktimave nga ky virus

1527789
Kosovë, 11 të vdekur dhe 765 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 11 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 809 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 765 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 28.616 .

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.791 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 117.585 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 193 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 17.055 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.752. (AA)



Lajme të ngjashme