Ministri grek, Dendias u protestua gjatë vizitës në Shqipëri

Shqipëria dhe Greqia kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për mosmarrëveshjen mbi juridiksionin detar në lidhje me Detin Jon.

1513211
Ministri grek, Dendias u protestua gjatë vizitës në Shqipëri
edi rama.JPG

Shqipëria dhe Greqia kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për mosmarrëveshjen mbi juridiksionin detar në lidhje me Detin Jon.

Vendimi u bë i qartë gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në Shqipëri.

Dendias u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në kryeqytet, Tiranë.

Pas takimit, u deklarua se ishte rënë dakord që problemet midis dy vendeve të trajtohen me vullnet të mirë dhe një qëndrim konstruktiv.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria me këtë zgjidhje do të fokusohet tek zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimi rajonal.

Kurse Dendias bëri të ditur se përcaktimi i zonës së juridiksionit detar do të kontribuojë për stabilitetin në rajon dhe do të përforcojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërmjet palëve në vitin 2009 u nënshkrua marrëveshja e “Zonës Ekskluzive Ekonomike” por një vit pas marrëveshjes ajo u anulua nga ana e Gjykatës Kushtetuese së Shqipërisë.  

Ndërkohë që ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias u takua edhe me Presidentin Ilir Meta dhe ministrin e Jashtëm Gent Cakaj si pjesë e vizitës së tij në Tiranë, ai u protestua nga një grup i mbledhur përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme në kryeqytet.

Në protestë u arrestuan 18 persona dhe shumë të tjerë u gjobitën pasi nuk kishin maska ​​(në kuadër të masave ndaj koronavirusit).



Lajme të ngjashme