Parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen ZEE me Italinë

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias deklaroi se "pas detit Jon, ata kanë shqyrtuar edhe çështjen e zgjerimit të ujërave territoriale nga 6 milje detare në 12 milje.

1480078
Parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen ZEE me Italinë
yunanistan italya.jpg

Parlamenti Grek e ratifikoi marrëveshjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Italinë për detin Jon.

Në votimin e mbajtur në Parlament, partia në pushtet Demokracia e Re, opozita kryesore Syriza dhe Lëvizja Partia e Ndryshimit votuan "pro" marrëveshjes, ndërsa Partia Komuniste e Greqisë, Partia Zgjidhja Greke dhe Partia Mera25 votuan kundër.

Në fjalën e tij të mbajtur në parlament, ministri i Jashtëm Nikos Dendias deklaroi se "pas detit Jon, ata kanë shqyrtuar edhe çështjen e zgjerimit të ujërave territoriale nga 6 milje detare në 12 milje detare në jug të ishullit të Kretës".

Udhëheqja e Athinës kishte bërë marrëveshje të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Italinë më 9 qershor dhe me Egjiptin më 6 gusht.

Ministria e Jashtme turke, në lidhje me marrëveshjen midis Greqisë dhe Egjiptit ka thënë se: “Marrëveshja e ashtuquajtur për përcaktimin e juridiksionit detar është e pavlefshme për Turqinë. Ky botëkuptim do të vihet në pah si në terren ashtu edhe në tavolinë”.

 


Lajme të ngjashme