Nis ndërtimi i mbi 500 apartamenteve në Laç, dhuratë nga qeveria turke

Në Laç nisën punimet e ndërtimit në terren të lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit të viti të kaluar.

1478865
Nis ndërtimi i mbi 500 apartamenteve në Laç, dhuratë nga qeveria turke
2019 Arnavutluk Laç Depremi Konut Projesi.jpg
Arnavutluk-ta 522 deprem konutunun inşası başladı_1.jpg
Arnavutluk-ta 522 deprem konutunun inşası başladı_5.jpg
Erdoğan_Edi Rama.jpg
Murat Kurum_Arben Ahmetaj_ortak basın açıklaması.jpg
Murat Kurum_Arben Ahmetaj_ortak basın açıklaması2.jpg

Nis ndërtimi i mbi 500 apartamenteve në Laç financuar nga Republika e Turqisë

 

Në Laç nisën punimet e ndërtimit në terren të lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Ja ku filloi edhe ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit”, informoi kryeministri Rama, teksa publikoi pamje nga kantieri i ndërtimit.

“Them ndërtimi në terren, sepse shumëkush në këtë faqe nuk do që ta kuptojë, se ndërtimi ka nisur prej kohësh me projektimin, i cili merr kohën e vet nga planifikimi, dizajni arkitektonik, projekt-zbatimi, studimi gjeologjik – plus në këtë rast procesi i shpronësimeve dhe miratimi i marrëveshjes me kompaninë e donatorit, ndërkohë për ndërtimet me fondet e buxhetit të shtetit, do kohën e vet edhe procedura e garës deri tek kontrata me sipërmarrjen fituese. Disa e harrojnë ose duan ta harrojnë, se në rrugën e Rindërtimit hasëm edhe Covidin, që na hëngri jo pak kohë të çmuar dhe na i shtyu me detyrim kalendarët e realizimit të Programit të Rindërtimit”, ka deklaruar Rama.

Sidoqoftë, tha ai, në Laç nisën gërmimet dhe tanimë puna nuk do të ndalojë deri në dorëzimin e apartamenteve e të njësive tregtare nga miqtë turq, për zonën 1, ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit.

Ministri i Rindërtimit i Shqipërisë, Arben Ahmetaj vizitoi në fundjavën e kaluar kantierin e projektit të financuar nga Republika e Turqisë, për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me një cilësi të re, në një lagje të rilindjes urbane që do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes.

Ahmetaj tha se brenda një viti kompania turke që po kryen punimet do të dorëzojë edhe apartamentet për banorët e Laçit, në mënyrë që ata t’i rikthehen jetës normale.

“...Tanimë jemi në një fazë të avancuar të projektit të rindërtimit, ku secili mund të shikojë se si po ngrihen godinat e shkollave, shtëpive individuale, apo banesave kolektive për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.Në krye të një viti këtu, qytetarët e familjeve që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe që nuk kthehen dot për shkak të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, do të kenë shtëpitë e tyre të reja, hapësirën e re komunitare me apartamente, hapësira publike, me qendrën komerciale dhe me shkollën. Sërish dua ta falënderoj popullin turk, qeverinë turke, ministrin e Urbanizimit të qeverisë turke që ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me mua dhe kryeministrin Rama dhe sigurisht presidentin Erdoğan për premtimin e mbajtur...".

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara theksoi se ndërtimi i banesave, shkollave e kopshteve do t’i kthejë normalitetin banorëve të Kurbinit, për këtë ajo falënderoiTurqinë, presidentin e saj si dhe popullin turk.

"...Nga zemra falënderoj popullin turk, qeverinë turke, presidentin Erdoğan dhe pa dyshim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për gjithë mbështetjen që i dha popullit të Kurbinit për t'i kthyer edhe një herë banorët në jetën normale...", u shpreh Cara. 

Përfaqësuesi i kompanisë turke që po kryen punimet në Laç shprehu angazhimin për të përfunduar brenda harkut kohor të një viti ndërtimin e apartamenteve për banorët e Kurbinit.

"Jemi të nderuar që jemi një shtet vëllazërimi. Për shkaqe të tërmetit që ka ndodhur, si Turqi i dimë shumë mirë problemet. Shpresoj që brenda një viti të mbarojmë këtë projekt. Kjo është fjala e dhënë nga unë dhe kompania Albayrak. Gushtin tjetër njerëzit do të fillojnë të banojnë këtu. Ju jap fjalën time”, u shpreh përfaqësuesi i kompanisë turke “Allbajrak” tha ai.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme