Ceremonia për gjenocidin e Srebrenicës, shumë liderë botëror dërgojnë mesazhet e tyre

Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në kuadër të 25-vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës, që cilësohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës II Botërore, morën pjesë me videomesazhe shumë liderë botëror.

1453323
Ceremonia për gjenocidin e Srebrenicës, shumë liderë botëror dërgojnë mesazhet e tyre

Në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në kuadër të 25-vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës, që cilësohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës II Botërore, morën pjesë me videomesazhe shumë liderë botëror.

Në ceremoninë e zhvilluar në fabrikën e vjetër të akumulatorëve, që përdorej si baza ushtarake e Kombeve të Bashkuara në luftën e Bosnjës, përfshi edhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, morën pjesë shumë liderë botëror.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres në mesazhin e tij tha se përkujtojnë viktimat e gjenocidit dhe ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe ata që nuk kanë mundur të gjejnë ende trupat e të dashurve të tyre.

Ai nënvizoi se ballafaqimi me të shkuarën është një hap i rëndësishëm për të siguruar përsëri besimin reciprok.

Kurse Princi i Wellsit, Charles bëri të ditur se është shumë i trishtuar që këtë vit nuk mori pjesë në ceremoni dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar ka zhgënjyer viktimat e gjenocidit, familjet e tyre dhe të mbijetuarit e Srebrenicës.  

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke rikujtuar se sot e kësaj dite ka ende nëna që nuk vizitojnë dot varrin e fëmijëve të tyre, ajo tha: “Brengosemi bashkë me ju, rikujtojmë gabimet. Të shkuarën nuk e kthejmë dot por do të vazhdojmë ta kujtojmë”.

Edhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Charles Michel dënoi ato që u jetuan dhe tha: “Do të vazhdojmë të mbështesim të afërmit e viktimave që luftojnë prej 25 vjetësh për të afërmit e tyre dhe nuk do të heqim dorë pa u vënë drejtësi”.

Kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte tha se si sot para 25 vitesh Evropa u godit në zemër.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau tha se në mënyrë që të mos jetohen më ngjarje të ngjashme të gjithë duhet të bëjnë ç’të kenë mundësi.

Edhe Kryeministri i Pakistanit, Imran Han tha se të gjithë duhet të nxjerrin mësim nga gjenocidi i Srebrenicës dhe shtoi:” Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojë që të jetohet më një gjë e ngjashme”.  

Mesazhe me video dërguan edhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Kryeministri i Anglisë Boris Johnson, Presidenti i Iranit Hasan Ruhani, Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.  

Në ceremoni dërguan mesazh me shkrim edhe kryeministrat dhe presidentët e shumë vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit.

Mesazhi i liderit shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku u lexua në sallë.  

Për shkak të Covid-19 prania fizike ishte e kufizuar dhe në ceremoni morën pjesë paria shtetorëre e Bosnjë-Hercegovinës, shefat e misioneve diplomatike dhe shumë pak familjarë të viktimave.

Ndërkaq sot do të varrosen edhe 9 viktima të tjera të identifikuara që janë nxjerrë nga varret masive duke e çuar numrin e personave të varrosur në Potoçari në 6 mijë e 652.

 


Lajme të ngjashme