Rëndohet bilanci në Shqipëri, 2 të vdekur dhe 77 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar se numri gjithsej i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 51 dhe numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rritur në 2.269.

1443820
Rëndohet bilanci në Shqipëri, 2 të vdekur dhe 77 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe janë regjistruar 77 raste të reja në disa qytete të vendit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në njoftimin zyrtar ka konfirmuar se numri gjithsej i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 51 dhe numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rritur në 2.269.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 402 testime dhe rastet pozitive janë regjistruar në Tiranë, por edhe në qytet të tjera të vendit.

“Vijon të ketë shtrime të reja me simptoma të rënduara si pasojë e COVID-19. Në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me COVID-19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive”, ka theksuar ministria.

Ndërkohë, janë shëruar edhe 48 qytetarë, duke e rritur në 1.298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë dhe 920 persona janë aktivë me COVID-19

Deri tani në Shqipëri janë kryer 25.563 dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara. (Agjencia Anadolli - AA)

 

(Të dhënat për Covid-19 janë në përditësim të vazhdueshëm dhe mund t’i ndiqni online duke klikuar këtu...)

 



Lajme të ngjashme