Covid-19, Turqia ndihmon Sanxhakun me materiale mjekësore

Turqia dërgoi të mërkurën një maune me materiale mjekësore në Novi-Pazar për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

1433703
Covid-19, Turqia ndihmon Sanxhakun me materiale mjekësore

Mauna që u nis nga Stambolli pritet të mbërrijë të hënën në një spital në Novi-Pazar, një nga qytetet më të mëdha të krahinës së Sanxhakut.

Furnizimet u dërguan nga Ministria e Shëndetësisë e Turqisë dhe Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) me udhëzim të Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Ato përfshijnë maska mbrojtëse, shtretër, sanitizues, respiratorë dhe produkte të ndryshme mjekësore.

Kreu i DEIK-ut, Bayram Akgul tha për agjencinë turke të lajmeve “Anadolli” (AA) se Turqia dhe Serbia kanë marrëdhënie bilaterale bazuar në respekt të ndërsjellë për njëra-tjetrën.

Duke theksuar se të dyja vendet kanë zhvilluar marrëdhënie ekonomike, Akgul tha: "Kemi një vëllim të jashtëm tregtar mbi 1,3 miliardë dollarë. Me objektiva të reja, ne synojmë të kemi shkëmbime tregtare prej 2 miliardë dollarësh në një të ardhme afatshkurtër dhe 5 miliardë dollarë në një afat të mesëm. Për të forcuar marrëdhëniet ekonomike, duhet që edhe marrëdhëniet politike të jenë të mira". (Agjencia Anadolli - AA)



Lajme të ngjashme