Protesta për Floyd në Greqi

Në Greqi u zhvilluan protesta për George Floyd, amerikanin me origjinë afrikane i cili humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1432927
Protesta për Floyd në Greqi

Në Greqi u zhvilluan protesta për George Floyd, amerikanin me origjinë afrikane i cili humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qindra persona të mbledhur me thirrjen e koalicionit të djathtë radikal (SYRIZA) marshuan duke hedhur slogane drejt ambasadës së Amerikës në Athinë.  

Përpara ambasadës ata hapën një pankartë të madhe me fotografinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke i shkelur fytin Statujës së Lirisë dhe duke iu referuar kohës që Floyd mbeti pa frymë, mbajtën 8 minuta e 46 sekonda qëndrim nderi.  

Protesta që zgjati rreth dy orë përfundoi pa trazira.  

Në ngjarjen e jetuar më 25 maj në Minnesota të ShBA-së George Floyd me origjinë afrikane humbi jetën për shkak se polici nuk e hoqi këmbën me të cilën e shtypte në qafë gjatë ndalimit, ndërkohë që ai bërtiste “Nuk marr dot frymë”.

Incidenti ka shkaktuar protesta në të gjitha qytetet e ShBA-së, të cilat herë pas here u bënë skenë e dhunës.

 


Lajme të ngjashme