Presidenti Meta u uron besimtarëve myslimanë Natën e madhërueshme të Kadrit

Me rastin e Natës së Kadrit, vlera dhe madhështia e të cilës përmendet qartë në Kur'anin Famëlartë, Presideti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në Myftininë e Shkodrës.

1421272
Presidenti Meta u uron besimtarëve myslimanë Natën e madhërueshme të Kadrit
Ilir Meta_İşkodra_Kadir Gecesi_5.jpg
Ilir Meta_İşkodra_Kadir Gecesi_10.jpg
Ilir Meta_İşkodra_Kadir Gecesi_3.jpg
Ilir Meta_İşkodra_Kadir Gecesi_8.jpg
Arnavutluk Milli Tiyatro binası yıkımına karşı proteso_3.jpg
Arnavutluk Milli Tiyatro binası yıkımına karşı proteso_4.jpg
Arnavutluk_Namazgah camii_molotof_1.jpeg
Hayrat Derneği_Arnavutluka yardım_1.jpg
Arnavutluk_camiler yeniden açıldı2.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (21/2020)

Shqipëri - Presidenti Meta u uron besimtarëve myslimanë Natën e madhërueshme të Kadrit

Me rastin e Natës së Kadrit, vlera dhe madhështia e të cilës përmendet qartë në Kur'anin Famëlartë, Presideti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në Myftininë e Shkodrës.

Presidenti i Republikës u prit nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, që pasi i uroi mirëseardhjen në Shkodër, e falënderoi presidentin për këtë vizitë të veçantë në atmosferën e Muajit të Begatë të Ramazanit dhe Natës së Kadrit.

Myftiu theksoi se 2020-ta është viti jubilar i 30 vjetorit të rihapjes së aktivitetit fetar në Shkodër, pas rënies së diktaturës komuniste.

Me këtë rast, i dhuroi Presidentit të Republikës një tablo të tubimit madhështor të rihapjes së xhamisë së Plumbit, më 16 nëntor 1990.

Myftiu tha se, diktatura i shembi muret dhe objektet, porse nuk arriti të vriste dot shpirtin dhe besimin e njerëzve, që edhe pas dekadash nga privimi i madh, ishin të gjithë së bashku në hapjen e xhamive dhe kishave në Shqipëri në nëntor të vitit 1990.

Nga ana e tij, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e tij për Myftiun dhe Myftininë e Shkodrës, për aktivitetin e larmishëm, për rolin vendimtar në përhapjen e harmonisë fetare e kombëtare dhe nxitjen dhe ruajtjen e paqes sociale, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera fetare në Shqipëri.

Njëkohësisht uroi besimtarët me rastin e Natës së Kadrit, sikurse vlerësoi rolin e Shkodrës, prijësve fetarë dhe qytetarëve të saj në ruajtjen e besimit, si dhe vlerësoi rolin e spikatur në proceset demokratike shqiptare.

Pas pritjes në zyrën e Myftiut, Presidenti Meta vizitoi edhe xhaminë e Parrucës, ku përmes imamit të kësaj xhamie, Naim Drijaj u njoh edhe me historikun e saj dhe shprehu kënaqësinë e tij për rimëkëmbjen e institucioneve të besimit, që i shërbejnë komunitetit në praktikimin në liri të adhurimeve dhe lutjeve të tyre.

Imami i xhamisë gjatë shpjegimit të historikut të xhamisë theksoi se një kontribut të vyer për zbukurimin dhe veshjen me qeramike, të xhamisë Parrucë ka dhënë qeveria turke, përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim - TIKA.

Më pas, Myftiu i Shkodrës para medieve shprehu mirënjohjen e veçantë për kreun e shtetit shqiptar që zgjodhi Shkodrën për të urur Natën e Madhe të Kadrit...

Ndërsa, Presidenti i Republikës në prani të mediave, u shpreh:

“Dua të falënderoj Myftiun e Shkodrës për këtë mikpritje, por edhe për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur në vijimësi. Unë zgjodha vetë që sonte, në këtë Natë të Bekuar të Kadrit të isha pikërisht këtu në Shkodër, pasi Shkodra është në zemrën e çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot simboli i besimit në Zot. Por edhe i besimit në vlerat atdhetare e të familjes. Është simboli i harmonisë dhe i bashkëjetesës, por edhe i qëndresës, edhe i durimit”, u shpreh Meta për gazetarët.

“Vizituam pikërisht Xhaminë e Parrucës që është ribërë dy herë, që u shkatërrua në 1967-n, në periudhën më të errët të komunizmit, por që u rindërtua me rikthimin e demokracisë, ku Shkodra ka shkëlqyer me sakrificat dhe lidershipin e saj, në themel të të cilëve janë sakrificat në radhë të parë të klerikëve të masakruar e të persekutuar nga regjimi komunist”, vijoi Meta.

Dhe siç e shohim sonte dhe prej shumë kohësh, kjo Xhami e jashtëzakonshme e Parrucës u rindërtua ashtu siç ishte. Ndaj edhe një herë dua t’u uroj të gjithë besimtarëve, por edhe të gjithë qytetarëve të Shkodrës e të gjithë Shqipërisë: Gëzuar këtë Natë të Bekuar e të paqes së madhe dhe sonte na kujtohen më me forcëmësimet e mençuraProfetit Muhamed se besimi më i mirë është te durimi dhe te zemërgjerësia”, theksoi Meta.

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu shtroi edhe iftarin e kësaj Nate të Begatë.

Nga ana tjetër, pavarësisht kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në disa qytete, në kuadër të masave kundër COVID-19, Nata e Kadrit ka mbledhur grupe të vogla të besimtarëve nëpër disa xhami të kryeqytetit Tiranë, por edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë për të falur namazin. 

Në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë, një grup i besimtarëve kanë falur së bashku namazin e Natës së Kadrit, sipas protokollit të masave të vendosura në kushtet e pandemisë COVID-19. Në kushtet e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, pjesa dërrmuese e besimtarëve kanë falur namazinnëpër shtëpitë e tyre, por në disa qytete të Shqipërisë namazi është falur nëpër xhami.

Natën e Kadrit apo natën e përcaktimit të fatit posaçërisht e bën të rëndësishëm fakti se në të ka filluar shpallja e Kur'anit në të cilën është përshkruar vlera e saj e vërtetë. Kjo natë, e cila sipas mësimeve islame është më e vlefshme se një mijë muaj, është quajtur kështu sepse besohet se këtë natë përcaktohen dhe shkruhen fatet e të gjitha krijesave të Zotit të Madhërishëm për vitin që vjen.

***

-Në Shqipëri rihapen xhamitë

Në Shqipëri në bazë të një protokolli të caktuar të masave është vendosur të hënën e kaluar, më 18 maj 2020 që të rifillojnë aktivitetet fetare në xhami, që u pezulluan prej më shumë se dy muaj, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Ndërkohë, myftinitë e rretheve duhet që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar protokollin e masave.

Protokolli i masave përfshin dezinfektimin e xhamive para se të fillojë frekuentimi, marrja e abdesit në shtëpi, mbajtja e maskës dhe e dorezave, mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve dhe masa të tjera.

Sipas protokollit të masave, personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike dhe nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.

Gjithashtu është i ndaluar qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve dhe librave, ndërsa është vendosur që hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta dhe hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat si ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në disa qytete.

***

-Pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë gjendet një molotov

Xhamia e Namazgjasë e cila po ndërtohet nga Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacioni i Dijanetit -TDV, forcat policore kanë gjetur sasi molotovi, ndërsa policia vazhdon hetimet në lidhje me ngjarjen 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë, ka deklaruar se tek rruga kryesore ngjitur me xhaminë, para hyrjes së godinës së Parlamentit të Shqipërisë“janë gjetur dy shishe me molotov të paplasura të lëna në cep të rrugës jashtë xhamisë”.

Ndërsa në njoftimin e Policisë së Tiranës thuhet se, “Më datë 17.05.2020, rreth orës 22:40, në trotuar, para hyrjes për në Parlament, në kryqëzim me rrugën e Elbasanit, janë konstatuar të paplasura (të padjegura), dy shishe me lëndë djegëse. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

***

-Organizata turke “Hayrat” në Shqipëri në ditët e solidaritetit

Fondacioni ALSAR në bashkëpunim me Organizatën Hayrat me qendër në Turqi realizoi me rastin e muajit të begatë të Ramazanit, projektin e shpërndarjes së kontingjentit të ndihmave në pako ushqimore për 100 familje të njësisë administrative Zall-Bastar, Tiranë, duke shprehur kështu aktin e solidaritetit human për të kontribuar sadopak për lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike, për të ngjallur tek ata shpresën se askush nuk është i vetëm e i braktisur, se njerëzit janë vëllezër dhe se është e drejta e lindur e gjithsecilit, që të ndihmohet sa herë që ka nevojë.
Fondacioni ALSAR gjen rastin t’i shprehë mesazhin e vlerësimit dhe të mirënjohjes partnerëve të saj për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve të suksesshme të bashkëpunimit në rrugëtimin e përbashkët drejt vlerave humane.

***

-Protesta për godinën e vjetër të teatrit kombëtar në Tiranë 

Protesta e thirrur nga “Aleanca për Teatrit” u zhvillua pasditen e të hënës, ku

protestuesit u mblodhën në mjediset pranë Ministrisë së Brendshme dhe përgjatë bulevardit me pjesëmarrjen edhe të opozitës jo parlamentare, kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa një prej aktivistëve të teatrit, regjisori Edmond Budina mbajti fjalën para protestuesve të mbledhur kundër prishjes së godinës së vjetër të teatrit, pati momente tensioni.

Disa qytetarë i kanë kërkuar në kor kryedemokratit Lulzim Basha që të largohet duke e konsideruar si tradhtar të kauzës. Fill pas këtyre thirrjeve, drejt qytetarëve janë vërsulur një sërë simpatizantësh të Partisë Demokratike.

Disa protestues u qëlluan me njëri-tjetrin dhe në këtë moment, disa metra larg tyre, ndodhej edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sherri ka ndodhur mes disa pjesëmarrësve dhe militantëve të PD-së që e shoqëronin Bashën.

Është dashur thirrja e regjisorit Robert Budina, i cili iu ka bërë thirrje protestuesve të shmangin incidentet dhe të qëndrojnë sa më të bashkuar. “Mos provokoni“,- tha Budina.

Ndërsa në fjalën e tij para protestuesve, regjisori Budina tha se duhet të hetohet shembja e teatrit, e ndërsa deklaroi se do të flasin në podium vetëm persona që kanë pasur një lidhje të ngushte me atë godinë.

“..Simbolika e Teatrit nuk ishte vetëm godina, po qëndrimi në këmbë i demokracisë, se u shemb me ligje antikushtetuese. Duke qenë se mungoi drejtësia, ne u detyruam ta mbronin fizikisht godinën dhe ne u gjendëm të vetëm pa asnjë mënyrë se si ta zgjidhnim...”, tha ai.

Budina tha se “...Teatri është histori shpirtrash njerëzor. Të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë kauzë njerëzore. Presidenti të bëjë shpërndarjen e parlamentit”.

Aktori Neritan Liçaj tha se “...Thërras në kauzë të gjithë shqiptarët, gjithçka që ka mbetur e lirë, gjithçka që ka mbetur shqiptare, që të fluturojmë lart. U përpoqën të na vrasin shpresën, por shpresa nuk vritet. Kjo dritë shprese mua më ka mbajtur dy vite e ca atje...”.

Shembja e godinës së teatrit më 17 maj u shoqërua me incidente dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve dhe disa artistëve që kanë kundërshtuar vazhdimisht planet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një godine të re për teatrin në të njëjtin vend ku ndodhej godina që u shemb. Protestat nga "Aleanca për teatrin" vijojnë të zhvillohen çdo ditë. 

Shembja e godinës së teatrit shkaktoi reagime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar duke bërë thirrje palëve që “të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës”.

 “Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merret një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq për këtë thirrje nuk është ndjekur nga institucionet përkatëse kombëtare dhe lokale”, shprehet Delegacioni i BE-së në Tiranë.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme