Maqedonia e Veriut -Vazhdon rritja e të shëruarve nga COVID-19, shënohen edhe 22 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 50 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19).

1419887
Maqedonia e Veriut -Vazhdon rritja e të shëruarve nga COVID-19, shënohen edhe 22 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 50 persona nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.351, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 22 raste të reja, me çka numri i të infektuarve në vend është rritur në 1.839.

Ministria gjithashtu raportoi për dy të vdekur nga virusi, ndërsa gjithsej 106 persona në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga COVID-19.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur 382 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e kaluara janë kryer 533 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera arrin në 22.255.

 


Lajme të ngjashme