Rama: Lasgushi ngarkohet në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë

Në një postim te bërë në median sociale, Kryeministri i Shqipërisë ka bërë të ditur se nga Turqia do të vijnë pajisje mjekësore.

1384421

Transporti do të bëhet me anë të avionit të kompanisë së parë kombëtare të fluturimeve të Republikës së Shqipërisë, "Air Albania".

“Lasgushi (emri i avionit të Air Albania) në këtë çast është duke u ngarkuar në Stamboll me armë për mbrojtjen e jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, shkruan në postimin e tij Kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama më 19 mars kishte deklaruar se kishte zhvilluar një bisede me Presidentin turk, Erdogan në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit, ku pa treguar detaje pohoi se Turqia është gjendur e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë.

Ndërkaq qeveria e Republikës së Shqipërisë shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Në Shqipëri numri i personave të infektuar nga koronavirusi ka arritur në 123 kurse 5 persona kanë humbur jetën për shkak të kësaj epidemie.

Lajme të ngjashme