Në Tiranë u mbajtën lutje për ushtarët turq të martirizuar në Siri

Nën kujdesin e Ambasadës turke në Tiranë, Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës turke dhe me nismën dhe mbështetjen e Fondacionit «ALSAR» është mbajtur programi i lutjeve kushtuar ushtarëve turq të martirizuar në Siri.

1375559
Në Tiranë u mbajtën lutje për ushtarët turq të martirizuar në Siri
Arnavutluk-ta_İdlib-de şehit düşen askerler için mevlit programı düzenlendi_2.jpg
Arnavutluk-ta_İdlib-de şehit düşen askerler için mevlit programı düzenlendi_14.jpg
Arnavutluk-ta_İdlib-de şehit düşen askerler için mevlit programı düzenlendi_21.jpg
Arnavutluk-ta_İdlib-de şehit düşen askerler için mevlit programı düzenlendi_4.jpg
Arnavutluk-ta_İdlib-de şehit düşen askerler için mevlit programı düzenlendi_1.jpg

Shqipëri - Lutje për ushtarët turq të rënë dëshmorë në Siri

Nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Zyrës së Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë ambasadës turke dhe me nismën dhe mbështetjen e Fondacionit "ALSAR" është mbajtur programi i lutjeve kushtuar ushtarëve turq të rënë dëshmorë në Siri.

 

Në këtë program të organizuar në Xhaminë e Profetit në fshatin Mushqeta, në Njësinë Administrative Krrabë të Qarkut Tiranë, ishte i pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, Kryetari i Dhomës së  ATTSO-s, Fethi Kaya, zyrtarë të tjerë të institucioneve turke, punonjës të Fondacionit “ALSAR”, besimtarë, imamë të zonës dhe të kryeqytetit, qytetarë turq që jetojnë në Shqipëri dhe shumë banorë të zonës, të cilët shprehën solidaritetin e tyre me popullin turk.

Pas lutjeve dhe leximit të pjesëve nga Kur'ani, vazhdoi falja e namazit të xhenazes në mungesë për ushtarët turq që kanë rënë dëshmorë në Siri, që u drejtua nga këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Bekir Yanılmaz...

Ndërkohë, në mesazhin e ngushëllimit të Fondacionit "ALSAR", me rastin e këtij programi, thuhet se: "Forcat turke në mbrojtje të paqes në Idlib humbën ditë më parë dhjetëra pjesëtarë të tyre, të goditur në mënyrë të pabesë prej regjimit sirian, që prej kohësh i ka lyer duart me gjakun e popullit të vet. Humbja e bijve nuk i pikëlloi vetëm turqit, por dhe miqtë e tyre kudo. Dhe miqtë njihen në çaste të vështira! Ashtu si Turqia mike i është ndodhur gjithmonë pranë popullit shqiptar në kohë jo të mbara, shqiptarët e mirë dhe mirënjohës nuk e harrojnë atë vend kur gjendet në ditë të dhimbshme", thuhet në mesazhin e Fondacionit të mirënjohur "ALSAR".

Ndërsa ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në një prononcim mediatik tha se në rajonin Idlib ka një krizë shumë serioze njerëzore.

"Pas këtij sulmi të neveritshëm edhe ne sot jemi mbledhur këtu në Tiranë bashkë me qytetarët tanë dhe vëllezërit tanë shqiptarë për të organizuar një program mevludi. Jemi mbledhur edhe për t’i dërguar një përshëndetje ushtarëve tanë që sot janë ende në vijën e parë të frontit dhe që luftojnë për të ardhmen e vendit tonë. Jemi këtu për tu treguar atyre gjithashtu që jemi gjithmonë me ta dhe pranë tyre se dhe lutjet tona janë gjithmonë tek ata", tha ambasadori turk.

Ambasadori Yörük tha se brenda vitit të fundit në qytetin e Idlibit i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë jetojnë afro 4 milionë civilë të cilët "janë preh e sulmeve tinëzare dhe tradhtare të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tyre".

"Në këtë periudhë rreth gjysma e këtyre civilëve që jetojnë në këtë rajon, pra rreth 2 milionë civilë sirianë janë drejtuar drejt kufirit me Turqinë, kjo për t’i shpëtuar sulmeve të regjimit të Esadit dhe për të mundur të gjejnë një strehë të sigurt, duke marrë fëmijët, gratë të rinjtë dhe të moshuarit me vete", tha ai duke shtuar se, "Pas nisjes së luftës civile në Siri në vitin 2011 prej 9 vitesh regjimi i Esadit ka vrarë më shumë se një milion civilë nga populli i tij. Rreth 10 milionë banorë u kthyen në refugjatë ku rreth 3,7 milionë civilë sirianë prej 9 vitesh për arsye humane dhe njerëzore i mbajmë në Turqi".

Ai u shpreh se Turqia është vendi që është ndikuar më shumë nga të gjitha shtetet si pasojë e luftës në Siri si nga ana ekonomike, ajo e sigurisë kombëtare dhe nga ana shoqërore.

"Synimi jonë kryesor është që fillimisht në Idlib dhe më pas në të gjithë vendin të mundësohet një armëpushim dhe mënjanimi i humbjes së jetëve të civilëve. Për këtë duhet patjetër në mënyrë imediate ngritja e një zone të ndaluar ajrore. Arsyeja e pranisë së forcave tona të armatosura në Idlib është pikërisht mbrojtja e civilëve nga këto vrasje masive dhe në këtë kuadër janë duke luajtur një rol mburoje. Në këtë kuadër edhe ofensiva që kemi nisur nga data 27 shkurt është titulluar Mburoja e Pranverës", u shpreh Yörük. 

Nga ana tjetër, ambasadori turk tha se përpjekjet diplomatike të Turqisë janë shtuar, ndërsa përfaqësues të lartë nga SHBA dhe Evropa kanë vizituar Turqinë.

Pikëllimi për të rënët ishte i dukshëm tek çdo lutës për shpirtrat e tyre. Organizimi i ceremonisë, ardhja në xhaminë e fshatit Mushqeta dhe këndimi i lutjeve, shprehën qartë ndjenjën e solidaritetit të pjesëmarrësve me dhimbjen e popullit turk në këtë moment të vështirë për të.

Fondacioni “ALSAR” do të reagonte dhe më herët, në ditën e rënies së dëshmorëve turq, me anë të një ngushëllimi publik, publikuar në faqen e tij elektronike. Veç kësaj, kryetari i Fondacionit, Mehdi Gurra do t’ia përcillte ngushëllimet në mënyrë të drejtpërdrejtë me një mesazh zyrtar Ambasadës së Republikës së Turqisë, Ambasadorit Murat Ahmet Yörük, e përmes tij edhe popullit mik turk.

Mesazhi fliste për dhimbjen e thellë të përjetuar me dëgjimin e lajmit për humbjen e jetës së ushtarëve turq në Idlib.

Në emër të fondacionit, z. Gurra lutej në mesazh për mëshirën e Zotit për të rënët, e për shërimin e shpejtë të të lënduarve.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme