Në Tiranë prezantohen projektet e rindërtimit pas tërmetit në Shqipëri

Në 31 dhjetor 2020, 4 mijë banesa do të hapin dyert për njerëzit që sot janë pa shtëpi,- garantoi Kryeministri Edi Rama gjatë një konference në Tiranë.

1370967
Në Tiranë prezantohen projektet e rindërtimit pas tërmetit në Shqipëri
Arnavutluk_afet konutların tanıtımı_3.jpg
Arnavutluk_afet konutların tanıtımı_4.jpg
Arnavutluk_afet konutların tanıtımı_7.jpg
Arnavutluk_afet konutların tanıtımı_8.jpg
Arnavutluk_afet konutların tanıtımı_9.jpg
Arnavutluk_afet konutların tanıtımı_10.jpg
Arnavutluk_afet konutların tanıtımı_11.jpg
Arnavutluk_afet konutların tanıtımı_12.jpg
Arnavutluk_afet konutların tanıtımı_13.jpg

Rindërtimi në Shqipëri pas tërmetit, 4 mijë banesa hapin dyert deri në 31 dhjetor 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama garantoi “në 31 dhjetor 2020, 4 mijë banesa do të hapin dyert për njerëzit që sot janë pa shtëpi”.

Në konferencën e zhvilluar në fund të javës së kaluar për prezantimin e projekteve të rindërtimit, kryeministri siguroi se pjesa dërrmuese e shtëpive individuale do të jenë të ngritura deri në fund të 2020, ndërsa për blloqet e banimit situata është më e komplikuar pasi janë ndërhyrje shumë më masive”.

 

Por, kryeministri shprehu besimin se “të gjitha kantieret do të mund të ngrihen brenda këtij viti dhe në fillim të vitit tjetër”.

-“Jam i bindur se brenda 2021 do të kemi sistemuar pjesën më të madhe të njerëzve, ndërsa pjesa tjetër do ta shohë se godina është në rindërtim. Nuk mund të japim afate precize, por 2020 është viti i familjeve që kanë humbur shtëpitë individuale dhe 2021 i familjeve që kanë humbur apartamente në godina të pabanueshme që do t’i lënë vendin godinave të reja”, tha Rama. 

Rama tha se të hënën, në 2 mars hapet procedura ndërkombëtare, ka një afat për të marrë ofertat, përcaktohet fituesi dhe fillon puna”. “Jemi shumë pranë fillimit. Spitali i Laçit do të nisë nga puna në qershor maksimumi, sepse janë procedura që duhen ndjekur”, shtoi ai.

Për sa i përket transparencës së fondeve, Rama tha se "duke krijuar një Komitet Shtetëror Ndërkombëtar ne garantojmë të gjithë procesin nga kjo pikëpamje”.“Ne garantojmë donatorët, qytetarët, veten tonë për të mos pasur abuzime me fondet e buxhetit tonë, por edhe të donatorëve. Nuk kam kërkuar në Amerikë fillimin e punës së Akademisë së Transparencës për të siguruar donatorët, por taksapaguesit shqiptarë dhe donatorët bashkë nga kjo pikëpamje”, shtoi ai.

I pyetur nëse do të rritet borxhi publik, Rama tha se “edhe pa e ditur rezultatin e Konferencës së Donatorëve ne thamë se do të rindërtojmë dhe nuk do të prekim borxhin”.

E vetmja gjë që do të bëjmë është se do të ngadalësojmë uljen e borxhit, do ta ulim më ngadalë, por nuk do ta rrisim borxhin dhe nuk do të prekim programet vitale të ekonomisë. Borxhi nuk preket”, tha Rama.

Gjatë prezantimit të projekteve, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, theksoi se janë identifikuar deri tani 398 hektarë zona rindërtimi, në të cilat do të ndërtohen 7981 banesa kolektive dhe 806 banesa individuale.
-“Jemi në një sipërfaqe tejet të madhe që ka të bëjë me 180 mijë metra katrorë rindërtim, ku përfshihen dhe objekte publike. Këto shifra japin në tërësi të gjithë punën dhe angazhimin e ndërmarrë për procesin e rindërtimit, i cili nuk fokusohet vetëm tek një solidaritet personal, por është tejet i gjerë në të gjithë territorin”, tha Margariti.
-Ajo theksoi më tej se “Tashmë janë tre zona të cilat janë miratuar dhe kanë kaluar dhe në këshillat bashkiakë. Është në Bashkinë Kurbin zona e parë, ajo e Laçit e cila është zona që do të akomodohen 500 apartamentet e dhuruar nga ana e Qeverisë Turke. Në bashkinë Thumanë kemi planin e detajuar vendorë dhe në Bashkinë Shijak, ku është parashikuar të rindërtohet në zonat ku pallatet janë dëmtuar dhe do të rindërtohen lagje të reja të rikonceptuara që nga fillimi. Në këto tre zona kemi 1716 familje në banesa kolektive dhe 366 familje në banesa individuale”. 
Sipas saj, edhe në Bashkinë e Durrësit do të ndërtohet një lagje e re, ndërsa në Bashkinë e Kavajës është një zonë e re, e cila do të integrohet me ndërtesa të cilat prishen dhe rindërtohen në të njëjtën hapësirë. Margariti tha se në Fushë Krujë do të ndërtohet një lagje e re, ndërsa në Bashkinë Vorë, do të ndërtohen banesat në të njëjtin vend ku ndodhen ndërtesat e dëmtuara.
Ndërsa, ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij, u shpreh se grantet për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, do të jepen në varësi të dëmeve të shkaktuara. Sipas tij, banesat që do të rindërtohen, do të kenë cilësi shumë më të mirë se më parë.
Vlen të përmendim se gjatë muajt janar është nënshkruar protokolli në lidhje me ndërtimin e 500 njësive të banimit, projekt të cilin Turqia do ta realizojë me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Pas tërmetit, ekipet e institucioneve të ndryshme nga Turqia mbërritën në Shqipëri për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe shpërndarjen e ndihmave të ndryshme, pikërisht në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar që mori jetë njerëzish dhe la shumë të lënduar.
-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme