A e dini se grekët janë strehuar si refugjatë në Siri gjatë Luftës II Botërore?

Grekët, që sot qëllojnë për vdekje mbi refugjatët sirianë, të cilët nuk i pranojnë në tokat e tyre, e kanë harruar se në vitin 1942 kanë gjetur strehim në Siri, ndërsa kishin ikur nga pushtimi i Gjermanisë naziste.

1371183
A e dini se grekët janë strehuar si refugjatë në Siri gjatë Luftës II Botërore?

Sipas shkrimit të Musa Kesler, botuar në të përditshme turke «Hürriyet» (Liria), grekët e ikur nga vendi gjatë pushtimit të Greqisë nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore (midis viteve 1939 dhe 1945), kishin gjetur strehë në kampet e refugjatëve që ishin ngritur për ata në Siri.

Në faqen e parë të gazetës «Ky është Jeruzalemi» të vitit 1942 thuhet se sirianët po i ndihmojnë "mysafirët" e tyre me rroba në një kamp të ngritur për refugjatët grekë në fshatin Al-Nayrab, në juglindje të provincës së Halepit në Siri.

Gjatë kësaj periudhe edhe Turqia kishte dërguar gjithashtu kamionë me ndihma humanitare për në Greqi, e cila vuante nga skamja e uria.



Lajme të ngjashme