Zoran Milanoviq betohet si President i ri i Kroacisë

Në ceremoninë e mbajtur në Zyrën e Presidencës në kryeqytetin Zagreb, morën pjesë Kolinda Grabar Kitaroviç, ish-presidentët e vendit Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq, Kryetari i Parlamentit Gordan Jandrokoviq dhe Kryeministri Andrej Plenkoviq.

1361976
Zoran Milanoviq betohet si President i ri i Kroacisë

Kroaci u mbajt ceremonia e betimi të Zoran Milanoviq, i cili fitoi në zgjedhjet presidenciale më 5 janar.

Në ceremoninë e mbajtur në Zyrën e Presidencës në kryeqytetin Zagreb, morën pjesë Kolinda Grabar Kitaroviç, e cila e dorëzoi në pranim postin e presidentit, si dhe ish-presidentët e vendit Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq, Kryetari i Parlamentit Gordan Jandrokoviq dhe Kryeministri Andrej Plenkoviq.

Zoran Milanoviq, i cili në sallën e ceremonive shkoi me gruan e tij Sanja Musiq Milanoviq, në fjalimin e tij pas betimit presidencial falënderoi të gjithë emrat që e kishin bërë këtë detyrë para tij dhe që kontribuuan për Kroacinë.

Duke theksuar se ai do të veprojë në interes të vendit të tij gjatë mandatit të tij 5-vjeçar, Milanoviq deklaroi se do të bëjë çmos për të mbrojtur pavarësinë, integritetin dhe forcën e Kroacisë.

Ai vuri në dukje se luftërat tanimë i takojnë të kaluarës, ndërsa shtoi: “Përgjegjësia jonë sot është që asnjë qytetar i vendit tonë të mos ndjehet i frikësuar ose ti nënshtrohet diskriminimit”.

Milanoviq, kandidati i aleancës së udhëhequr nga Partia Socialdemokrate (SDP), mori 52,7 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 5 janar.

Mandati i Milanoviqit, i cili sipas ligjit do të fillojë nesër (19 shkurt 2020), do të jetë në detyrë për 5 vjet deri më 19 shkurt 2025.



Lajme të ngjashme