M. e Veriut – Parlamenti miratoi dorëheqjen e Kryeministrit Zaev

Dorëheqja e Zaev, i cili duhej të linte postin e tij për të formuar një qeveri të përkohshme 100 ditë para zgjedhjeve, i kaloi Presidentit Stevo Pendarovski nga Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi pasi u miratua në Parlament.

1334433
M. e Veriut – Parlamenti miratoi dorëheqjen e Kryeministrit Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, nga i cili kërkohej të japë dorëheqjen në përputhje me ligjet para zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme të planifikuara për 12 prill, paraqiti letrën e tij të dorëheqjes në Parlament.

Dorëheqja e Zaev, i cili duhej të linte postin e tij për të formuar një qeveri të përkohshme 100 ditë para zgjedhjeve, i kaloi Presidentit Stevo Pendarovski nga Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi pasi u miratua në Parlament.

Ndërkaq Presidenti Pendarovski e ngarkoi me detyrë ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për të formuar qeverinë e përkohshme.

Kjo qeveri, e cila do të drejtojë vendin deri në zgjedhje, pritet të marrë votëbesimin nga Parlamenti deri në mesnatë dhe të fillojë detyrën nga nesër.

Zaev kishte deklaruar se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme do të mbahen pasi Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) dështoi të vendosë për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

Subjektet politike në Maqedoninë e Veriut gjithashtu ranë dakord të zhvillojnë zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme më 12 Prill 2020.



Lajme të ngjashme