Kroaci – Millanoviq dhe Kitaroviq do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Sipas rezultateve jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIP), në Kroaci, janë numëruar pothuajse të gjitha votat në zgjedhjet presidenciale ku garuan 11 kandidatë.

1327893
Kroaci – Millanoviq dhe Kitaroviq do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Ish-Kryeministri Zoran Millanoviq dhe Presidentja aktuale Kollinda Grabar Kitaroviq, të cilët morën më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, do të garojnë në raundin e dytë.

Sipas rezultateve jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIP), në Kroaci, janë numëruar pothuajse të gjitha votat në zgjedhjet presidenciale ku garuan 11 kandidatë.

Meqenëse asnjë kandidat nuk arriti të kalojë pragun prej 50 për qind, presidenti i ri i vendit do të zgjidhet në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 5 janar 2020.

Zoran Millanoviq, kandidati i Partisë Socialdemokrate (SDP), i cili fitoi 29,54 për qind të votave në raundin e parë, dhe Kollinda Grabar Kitaroviq, kandidatja e Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet, e cila fitoi 26,67 për qind të votave, mbetën në raundin e dytë.

Kandidatët e tjerë Mirosllav Shkoro mori 24,44 për qind të votave, Misllav Kollakushiq 5,87 për qind, Dario Juriçan 4,60 për qind, Dalija Oreshkoviq 2,89 për qind, Ivan Pernar 2,31 për qind, Katarina Peoviq 1,12 për qind, Dejan Kovaç 0,95 për qind, Nedjelko Babiq mori 0,21 për qind dhe Anto Gjapiq mori 0,15 për qind.

Ndërkohë sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Kroaci, ku ka 3 milionë 854 mijë e 774 votues të regjistruar, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 51,01 për qind.



Lajme të ngjashme