Në Ulqin do të hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë

Me vendim të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në Ulqin do të hapet Konsullata e Shqipërisë.

1322312
Në Ulqin do të hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë

Në Ulqin do të hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, me nismë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfundimisht ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.  Kjo konsullatë do të shërbej si qendre ekonomike, kulturore dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi dhe do të kontribuoj në komunikimin më të mirë të qytetarëve  dhe sipërmarrësve dhe avancimit të marrëdhënieve shumë të mira midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.  Ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi.  Këtë nisëm e kanë përshëndetur të gjithë qytetarët t komunës së Ulqin por edhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi ku gjithmonë gjatë kontakteve me autoritete shqiptare dhe kosovare është folur dhe shprehur nevoja e hapjes së selive diplomatike dhe ekonomike të këtyre shteteve në Ulqin .

Kurtezi: Mirënjohje për shqiptarët në Tuz, Ulqin, Plavë, Guci, Rrozhajë dhe Krajë për solidaritetin e treguar për familjet e prekura nga tërmeti

Ambasadori i republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Ridi Kurtezi  përmes një kumtese për opinion është falënderuar të gjitha autoriteteve në Mal të Zi dhe  bashkëkombësve shqiptarë në këtë republikë për përkrahjen e pa shoq me rastin e tërmetit katastrofal  që goditi Shqipërinë me 26 nëntor. Në kumtesë thuhet: Të dashur bashkëkombas! Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe pasojave tragjike që ai pati në jetë njerëzish dhe dëme materiale në Shqipëri, në cilësinë e përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë në Malin e Zi, unë kam nderin dhe privilegjin që në emër të autoriteteve më të  arta të Shtetit Amë, të shpreh falënderimet më të veçanta për të gjitha mesazhet ngushëlluese dhe solidaritetin e treguar, përmes mbledhjes së ndihmave financiare për familjet e prekura nga kjo fatkeqësi e rëndë natyrore. Respekt dhe mirënjohje të posaçme për shqiptarët në Tuz, Ulqin, Plavë, Guci, Rrozhajë dhe Krajë, të cilët treguan se në momente të vështira ne jemi bashkë dhe dhimbjen e kthejmë në forcë dhe solidaritet për bashkues. Mirënjohje dhe vlerësim të veçantë dua të shpreh për autoritetet më të larta malazeze, të cilat jo vetëm përcollën ngushëllimet e rastit por edhe aktivizuan të gjitha strukturat e posaçme duke na përkrahur, inkurajuar, mbështetur dhe asistuar si një fqinj i mirë dhe i pazëvendësueshëm. Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha Komunat, Fondacionet, Organizatat Joqeveritare, Institucionet arsimore, Partitë Politike, Institucionet e Kultit, të cilët shprehen gatishmërinë dhe solidaritetin duke kontribuar në zbutjen e dëmeve të kësaj fatkeqësie dhe në rindërtimin e banesave të reja. Në mënyre të posaçme gjej rastin të shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata shqiptarë, të rinj dhe të reja, në shkollë dhe jashtë saj, në pune dhe te papunë, në gjendje dhe në vështirësi, të cilët u aktivizuan nën moton “shqiptarët për shqiptarët” dhe treguan se në nevojë shqiptarët janë një komb i bashkuar, i lidhur ngushtë me dhembshuri, duke dëshmuar këtë solidaritet të jashtëzakonshëm dhe këtë humanizëm kaq prekës. Le ta vazhdojmë këtë frymë të lartë solidariteti dhe patriotizmi të cilin e kemi amanet të kujtimit dhe të sakrificës së të parëve tanë por dhe ti japim një shembull inkurajues kujtdo që është lindur shqiptar.

Ekspertët evropian takohen me përfaqësuesit shqiptarë në Mal të ZI

Në Mal të Zi po qëndroj ekspertët e Këshillit të Evropës, të cilët monitorojnë zbatimin e Konventës  për mbrojtjen e gjuhëve të minoriteteve dhe pakicave kombëtare në Malin e Zi. Ata u takuan me përfaqësuesit e partive shqiptare, si me  përfaqësuesit e mediave që transmetojnë  program në gjuhët e minoriteteve.

Takim me ekspertët evropian patën edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtarë të shqiptarëve në Mal të Zi. Siç thuhet në komunikatë të kryetarit të KKSH-së, Faik Nika, në këtë takim, raportuan për gjendjen aktuale të respektimit ose jo të dygjuhësisë në Mal të Zi, në ato komuna dhe institucione qendrore që parasheh ligji dhe konventa.“Me fakte dëshmuam për rastet e mosrespektimit të dygjuhësisë, sidomos në sinjalistikën rrugore, orientuese dhe toponiminë në zonat ku shqiptarët përbëjnë një numër të konsiderueshëm të popullatës, me theks të veçantë në komunat si Plava, Gucia, Tivari e Rozhaja, por gjithashtu, vlen të përmendet edhe raportimi i rasteve pozitive”, thuhet në komunikatë. Po ashtu, raportuam edhe për problematikën e gabimeve në përkthimet e teksteve shkollore, emrat e personazheve ilustrues në tekste dhe toponiminë, po në këto tekste”, deklaroi Nika. Kreu i KKSH, në këtë takim theksoi se sa i përket arsimit, shqiptarët duhet të kenë përfaqësuesit e tyre  në Këshillin Kombëtar për Arsim të Malit të Zi, i cili duhet të propozohet nga Këshilli Kombëtar. Nga KKSH theksuan edhe nevojën e themelimit të një zyre për përkthime nga gjuha malazeze në atë shqipe dhe anasjelltas, të dokumenteve zyrtare, ligjeve, vendimeve, raporteve, përfundimeve etj., që miratohen nga organet e ndryshme vendimmarrëse. Kjo zyre duhet të themelohet sa më parë dhe propozojnë që funksionimi i saj të mbulohet nga Qeveria e Malit të Zi. Siç kumtohet, Këshilli Kombëtar edhe në të ardhmen do të raportojë me korrektësi për gjendjen e përdorimit të gjuhës shqipe aty ku e parasheh ligji dhe, po ashtu, me fakte do të bëjë vërejtjet e nevojshme në raportet përkatëse.                                         

Holanda pro integrimit të Malit të Zi në BE 

Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE, mirëpo që vendet të fillojnë bisedimet duhet të jenë të gatshme për këtë, siç është Mali i Zi, ka deklaruar për të përditshmen “Pobjeda”  kryeministri i Holandës, Mark  Rutte. “Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE, mirëpo shtet duhet të jenë të gatshme siç ishte  Mali i Zi  kur i ka nisur negociatat. Nuk besoj se Shqipëria është e gatshme që në këtë moment të fillojë bisedimet me BE, kurse sa i përket Maqedonisë së Veriut ajo është më afër këtij synimi”, ka theksuar Rute në Londër. Ai ka shtuar se disa dëshirojnë që procesi i bisedimeve të Maqedonisë Veriore dhe të Shqipërisë me Brukselin të jenë procese të ndara. Në pyetjen nëse viti 2025 është afat real për anëtarësimin e disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte është përgjigjur se anëtarësimi në BE deri në një datë të caktuar nuk është qëllim në vete. “Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE, por duhet të përpiqemi tu përmbahemi rregullave dhe se çdo gjë duhet të jetë e ndershme. Ky është pozicion i përhershëm i yni”, ka theksuar Rutte.

Mali i Zi partner i rëndësishëm i Bashkësisë Ndërkombëtare

Mali i Zi është i njohur si partner i sinqertë i Bashkësisë Ndërkombëtare, kurse Ushtria e tij i kontribuon dukshëm sistemit kolektiv të mbrojtjes, ka vlerësuar presidenti i Egjiptit, Abdell Fatah Ell Sisi. Ai ka biseduar në Kajro me Ministrin e mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviq. Siç është kumtuar nga kjo ministri, Ell Sisi ka theksuar se Mali i Zi është i njohur si partnerë i sinqertë i Bashkësisë Ndërkombëtare, duke theksuar në veçanti kontributin e Ushtrisë së Malit të Zi në sistemin kolektiv të mbrojtjes. Ai është përqendruar në sigurinë e rajonit dhe sfidat aktuale të sigurisë duke apostrofuar rendësin e forcimit të veprimtarisë së integruar.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë vizitoi komunën e Tuzit

Kryetari i komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj me bashkëpunëtorë  kanë pritur  në  një takim pune ambasadorin e Gjermanisë në Mal të Zi, Robert Veber. Fillimisht kryetari Gjeloshaj njoftoi Ambasadorin për punën dhe funksionimin e Komunës së Tuzit, si dhe për projektet të cilat janë në plan të realizohen. Gjeloshaj gjithashtu theksoi edhe marrëdhëniet e mira me Gjermaninë si përkrahëse e Malit të Zi dhe shteteve te rajonit drejt aderimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori Veber, u shpreh i kënaqur për këtë vizitë dhe përgëzoi udhëheqësin e komunës për angazhimin dhe punën e arritur deri më tani. Gjithashtu gjatë këtij takimi, u shpreh edhe gatishmëria e të dy palëve për bashkëpunim, duke theksuar se marrëdhëniet me ambasadën Gjermane janë shume të mira dhe miqësore. Udhëheqësia e komunës së Tuzit falënderuan Ambasadorin gjerman për vizitën dhe interesimin e treguar në të gjitha sfidat qe ka Komuna më e re në Mal të Zi , Tuzi, duke shpresuar se në të ardhmen bashkëpunimi do të rritet edhe më shumë.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit promovon librin e tij të ri

Të premten në organizim të shoqatës së Artistëve dhe intelektualëve ART KLUB do të bëhet përurimi i librit “Varrezat në Ulqin zona e brendshme e qytetit dhe rrethina e afërt” e autorit Ali Bardhi. Përndryshe autori Bardhi është Krye Imam i Bashkësisë Islame të Ulqinit dhe rregullisht paraqitet me shkrime dhe botime në simpoziume dhe takime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera Alibegu Katana



Lajme të ngjashme