Sarajeva shpall “persona non grata” laureatin e Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke

Romancieri austriak Peter Handke, laureat i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2019, u shpall të mërkurën “person i padëshiruar” në kryeqytetin Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.

1321837
Sarajeva shpall “persona non grata” laureatin e Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke

Nuk kanë të ndalur reagimet ndaj Handkes, i cili mohon gjenocidin e Srebrenicës, mbron kriminelët serbë të luftës dhe njihet si admirues i ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq.

Pas miratimit të njëzëshëm të propozimit të Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Asambleja e Kantonit të Sarajevës e shpalli Handken “persona non grata” brenda kufijve administrativë të kantonit.

Një deklarate e Asamblesë së Kantonit të Sarajevës dënon akordimin e Çmimit Nobel për mohuesin e gjenocidit të Srebrenicës, ku serbët vranë e masakruan 8 mijë burra myslimanë.

Deklarata thekson se faza përfundimtare e gjenocidit është pikërisht mohimi i gjenocidit dhe se fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi mbështeti publikisht regjimin serb të udhëhequr nga krimineli i luftës Sllobodan Millosheviq, gjatë agresionit të tij në Bosnjë-Hercegovinë.

“Handke nuk ndryshon pikëpamjet e tij sot, por shkon një hap më tej duke njoftuar ardhjen e tij në Bosnjë-Hercegovinë dhe vizitën e tij te nënat nga Kravica në afërsi të Srebrenicës”, vazhdon deklarata.

Anëtarët e Asamblesë së Kantonit të Sarajevës e përshkruan dhënien e Çmimit Nobel për Handke si një ofendim të ri për viktimat, me vlerësimin se vizita e tij në Bosnjë-Hercegovinë dhe Sarajevë do të shkaktonte poshtërim shtesë për viktimat e agresionit serb.

Shkrimtari austriak ka thënë se ai kurrë nuk besonte që serbët mund të kenë kryer gjenocid në Srebrenicë duke argumentuar se boshnjakët myslimanë në Sarajevë “janë vetëvrarë dhe ua kanë hedhur fajin serbëve”.

Me shkrimet e tij në vitet 1990, Handke është bërë “avokat” i Millosheviqit edhe gjatë luftës në Kosovë.



Lajme të ngjashme