Mitsotakis: Çështja e emigrimit nuk është vetëm një problem turko-grek

Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis tha se çështja e emigrimit nuk është vetëm një problem turko-grek, por ndikon tërë Bashkimin Evropian.

1318582
Mitsotakis: Çështja e emigrimit nuk është vetëm një problem turko-grek

Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis tha se çështja e emigrimit nuk është vetëm një problem turko-grek, por ndikon tërë Bashkimin Evropian.

Mitsotakis u takua me Margaritis Schinas, zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian dhe Komisioneren për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, të cilët ndodheshin në Athinë, kryeqytetin e Greqisë dhe shprehu besimin tek mbështetja e Evropës për të sipërmarrë çështjen e Greqisë në lidhje me emigrantët dhe refugjatët.

“Çështja e emigrimit nuk është vetëm një problem turko-grek. Është një çështje që ndikon tërë Bashkimin Evropian. Për ti dalë ballë kësaj presim një politikë të qëndrueshme nga Bashkimi Evropian dhe një bashkëpunim të suksesshëm mes Komisionit dhe autoriteteve greke”, tha kryeministri grek.  

Komisionerja për Çështjet e brendshme, Johansson nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të politikave të përbashkëta për çështjen e emigrimit dhe theksoi se problemi nuk i përket vetëm Greqisë por tërë Bashkimit Evropian.

“Kjo është një çështje që duhet zgjidhur urgjentisht”, tha Johansson duke nënvizuar se Greqia deri më tani ka hedhur hapa të rëndësishme.  

Schinas dhe Johansson, të cilët filluan detyrën më 1 dhjetor, pritet që të zhvillojnë sot një vizitë pune në Turqi.

 


Lajme të ngjashme