Greqia mbylli 5 shkolla të pakicave

Ministria greke e Arsimit vendosi të mbyllë pesë shkolla të minoriteteve, duke u arsyetuar me numrin e pamjaftueshëm të studentëve në Trakinë Perëndimore.

Greqia mbylli 5 shkolla të pakicave

Ministria greke e Arsimit vendosi të mbyllë pesë shkolla të minoriteteve, duke u arsyetuar me numrin e pamjaftueshëm të studentëve në Trakinë Perëndimore.

Në vendimin e datës 31 korrik të publikuar edhe në Gazetën Zyrtare thuhet se është vendosur që shkollat fillore të minoriteteve në fshatrat Buyuk Doganca, Bulduklu, Melikli dhe Dundarli të Rodopit dhe shkolla fillore në fshatin Zeynelli të Ksanthit të mbyllen përkohësisht duke filluar nga viti shkollor 2019-2020.

Me vendimin në fjalë, numri i shkollave fillore të pakicave turke që janë mbyllur që nga viti 2011 me arsyetim mungesën e nxënësve ka arritur në 65.

Salih Ahmet, kryetari i Shoqatës së Mësimdhënësve, i diplomuar në Akademinë Pedagogjike Private të Selanikut (SÖPA), deklaroi se “Mbyllja ose bashkimi i shkollave të pakicave duke argumentuar me mungesë të  kontributit në arsim dhe me numrin e pamjaftueshëm të nxënësve është një praktikë e gabuar. Shkollat e pakicave kanë një status të ndryshëm dhe puna dhe mbyllja e këtyre shkollave duhet të bëhet sipas ligjit”.

Ahmeti tha se prindërit nuk janë konsultuar deri më tani në mbylljen e shkollave të pakicave.

 


Lajme të ngjashme