Shqipëria zotohet ta ndihmojë Turqinë në luftën me FETO

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu gjatë vizitës në Shqipëri shprehu bindjen se procesi në luftën kundër organizatës terroriste FETO, qoftë në Shqipëri e qoftë në vendet tjera, do të rezultojë me sukses në favor të Turqisë.

Süleyman Soylu_Arnavutluk Ziyareti_2_Edi Rama ile görüşme.jpg
Süleyman Soylu_Arnavutluk Ziyareti_7.jpg
Süleyman Soylu_Arnavutluk Ziyareti_6.jpg
Süleyman Soylu_Arnavutluk Ziyareti_14.jpg
Süleyman Soylu_Arnavutluk Ziyareti_17_Sandër Lleshaj ile görüşme.jpg
Süleyman Soylu_Arnavutluk Ziyareti_20_Ardi Veliu ile görüşme.jpg

Shqipëria është zotuar të ndihmojë Turqinë në luftën kundër organizatës terroriste FETO

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, shprehu bindjen se procesi në luftën kundër organizatës terroriste FETO, qoftë në Shqipëri e qoftë në vendet tjera, do të rezultojë me sukses në favor të Turqisë.

 

Soylu gjatë një vizitë në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij, Sandër Lleshaj vlerësoi këtë vizitë në Tiranën zyrtare.

Soylu në një prononcim mediatik tha se gjatë takimeve kanë pasur mundësinë e vlerësimit reciprok të shumë çështjeve duke përfshirë edhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e sigurisë.

"Miqësia që Edi Rama ka krijuar me presidentin tonë Recep Tayyip Erdoğan, si dhe bashkëpunimi të cilin e zhvillojnë shkakton arritjen e një momenti shumë të rëndësishëm qoftë në aspektin e shtetit qoftë në nivel të popujve", u shpreh Soylu.

"U vlerësua edhe çështja e hedhjes së hapave të përbashkëta në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë edhe FETO-n", tha Soylu duke treguar se në mbledhje janë marrë vendime serioze.

Ai rikujtoi se është takuar edhe me homologun e tij shqiptar, Lleshaj, duke treguar se kanë folur shumë çështje përfshirë trajnimin e njësive të sigurisë dhe si do të planifikohen hapat e ardhshme.

Në takimet në Shqipëri, si çështje kryesore është diskutuar për organizatën terroriste FETO.

"Qasja e zotëri kryeministrit, por edhe e ministrit të brendshëm, për këtë çështje (FETO) me të vërtetë na bëri të lumtur neve si shtet, edhe mua personalisht. Besoj se procesi në luftën kundër organizatës terroriste, qoftë në Shqipëri e qoftë në vendet tjera, do të rezultojë me sukses në favor të Turqisë. Vendosmëria jonë në këtë luftë qoftë brenda vendit e qoftë jashtë vendit do të vazhdojë ashtu siç ka qenë. U paraqit një qëndrim shumë konstruktiv. Shpresojmë që në ditët në vijim të gjithë së bashku do të shohim rezultatet e këtij qëndrimi konstruktiv", theksoi Soylu.

Soylu gjithashtu theksoi se Turqia në Shqipëri hedh hapa të rëndësishme.

"Veçanërisht ato që bëhen nëpërmjet TIKA-s, ndoshta janë ndër trashëgimet më të bukura që mund t'i lihen të ardhmes", tha ai.

Vlen të përmendim se në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, “Nënë Tereza”, Soylu u prit nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfort Lamallari, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe nga përfaqësues të tjerë qeveritarë dhe të institucioneve turke në Shqipëri, të cilët më pas u drejtuan në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Pas një brifingu në ambasadën turke, Soylu është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Po ashtu, Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka pritur Ministrin e Brendshëm të Republikës së Turqisë, Süleyman Soylu. Gjatë takimit u trajtuan fushat ku do të ndalet e kërkohet të thellohet bashkëpunimi, mes dy ministrive të Brendshme e Policive përkatëse. 
Ky bashkëpunim synohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit, si dhe ekspertiza për sistemin e menaxhimit doganor shqiptar. 
U vizitua më pas, Reparti i FNSh-së në Tiranë, ku pati një prezantim të shkurtër të punës dhe rezultateve të kësaj force, si dhe u panë nga afër ambientet e trajnimit dhe stërvitjes së tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu në kuadër të vizitës në Shqipëri ka zhvilliuar një takim edhe me drejtues të TIKA-s në Tiranë, të cilit iu bë një prezantim dhe iu dha informacion rreth projekteve te realizuara në Shqiperi nga TİKA.
Ministri Soylu së bashku me delegacionin shoqërues vizituan Xhaminë e Et’hem Bej në Tiranë, në të cilën pas tenderimit në vitin 2018 vijojnë punimet e restaurimit me kontribut të TİKA-s.

Në vazhdim të programit, delegacioni turk vizitoi Parku i Demokracisë së 15 Korrikut, Rruga e Dëshmorëve dhe Parku TİKA, ndërtimi i të cilave është mundësuar nga TİKA. Zyrtari i lartë turk mbajti një minutë heshtje dhe u lut para memorialit ku janë skalitur emrat e 251 dëshmorëve.

Vizita e ministrit të Brendshëm turk, vjen pak ditë pas takimit të realizuar midis Ramës dhe Erdoganit në Stamboll.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme