Policia shqiptare arrestoi një shtetas rus të kërkuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas rus të kërkuar për "Pjesëmarrje në organizatë terroriste", me qëllim ekstradimin drejt Rusisë.

Në njoftimin nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska.

"Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin R. M., 34-vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi", theksohet në njoftim.

Sipas policisë, i arrestuari në qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është “bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajtur DAESH duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri”. (AA)

Lajme të ngjashme