Ambasadori i Turqisë në Tiranë: Investimet turke në Shqipëri arrıjnë në 3 miliardë dollarë

Ambasadori i turk në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk ka deklaruar se volumi tregtar mes Turqisë dhe Shqipërisë shkon në 520 milionë dollarë për vitin 2019, me një rritje prej 60 milionë dollarë krahasuar me 2017.

Çocuk Festivali ARN TR.jpg
ARN fuar 5.jpg
ARN fuar 4.jpg
Foto, panairi rajonal i artizanatit, a.jpg

Ambasadori i Turqisë në Tiranë: Investimet turke në Shqipëri arrıjnë në 3 miliardë dollarë

-Ambasadori i Turqisë: Investimet turke në Shqipëri shkon në 3 miliardë Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk në një intervistë në emisionin “Passaport” në Tv SCAN, thotë se volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Turqisë shkon në 520 milionë dollarë për vitin 2019, me një rritje prej 60 milionë dollarë krahasuar me 2017.

Ambasadori thekson se investimet turke në Shqipëri shkon në 3 miliardë dollarë, por ka ende potencial në sektorë të ndryshëm.

Ne kemi një vëllim investimi prej 3 miliardë dollarësh në Shqipëri. Firmat turke e kanë gjetur pozitive të investojnë në Shqipëri, të fillojnë një biznes dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi me këtë vend, i cili ka arritur një volum investimi prej rreth 3 miliardë dollarë. Prania ekonomike dhe tregtare e Turqisë këtu me ka habitur dhe mua. Rreth 435 kompani veprojnë në Shqipëri.

Fushat në të cilat veprojnë kompanitë tona janë shumë strategjike për Shqipërinë. Ne kemi investime në energji, bankë, telekomunikacion, miniera, infrastrukturë, shërbime kontraktuese, aviacionin civil dhe arsim. Vëllimi ynë tregtar është rreth 520 milionë dolarë. Në vitin 2017, kjo shumë ishte 460 milionë dollarë amerikanë, një rritje prej 60 milionë dollarësh. Ne po bëjmë përpjekje për të kapur këtë objektiv prej 1 miliardë dollarësh...”, u shpreh ambasadori turk.

Në lidhje me debatin për anëtarët e lëvizjes Gulen, ambasadori thotë se kjo është një organizatë e rrezikshme që në Shqipëri ka njerëz në sistemin e arsimit të shëndetësisë dhe në institucionet fetare.

Ambasadori turk paralajmëron palën shqiptare për rrezikun e kësaj lëvizje që sipas tij mund të krijojnë paqëndrueshmëri në shtetin shqiptar.

Njeriu që ju e quani Fethullah Gulen është një sharlatan që është kapur në mashtrimin e të qënit profet dhe po përpiqet të imponojë ata që besojnë në të. Ai është dikush që nuk ka thellësi shpirtërore dhe fetare. Për fat të keq, një numër i anëtarëve të organizatës që janë në rrugë të këtij personi gjithashtu veprojnë në Shqipëri. Ato ekzistojnë në sektorin e arsimit, ato ekzistojnë në sektorin e shëndetësisë dhe kanë infiltruar institucionet fetare. Ato kanë të bëjnë asgjë me Islamin dhe me nacionalizmin turk. Agjenda e tyre, pritjet dhe qëllimet janë të ndryshme. Prandaj, kur kontaktoni strukturat e tyre ligjore, është e nevojshme të mendoni , jo dy herë, së paku 22 herë”, ka deklaruar ambasadori i Turqisë në Tiranë.

-Projekt-rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë: Presidenti Meta kapërceu kompetencat kushtetuese, KQZ të vijojë me procesin zgjedhor

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës “...Të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, theksohet ndër të tjera në projekt-rezolutën mbi aktin e Presidentit për shfuqizimin e Dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjithashtu në projekt-rezolutë theksohet se “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje të gjitha organeve publike, që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019, të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor”.

-Bruksel-Mbështetje nga eurodeputetët për hapjen e negociatave

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj morën pjesë në një veprimtari kushtuar integrimit evropian të Shqipërisë, e cila u zhvillua në Parlamentin Evropian, nën kujdesin e grupit parlamentar të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në PE.

Veprimtaria u moderua nga eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe në të morën pjesë deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Bruksel, përfaqësues të agjencive të ndryshme evropiane, studentë etj.

Ministrat Lleshaj dhe Gjonaj prezantuan progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, me fokus luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, frenimin e migracionit të paligjshëm si dhe reformën në drejtësi.

Në pyetjet dhe diskutimet e pjesëmarrësve u evidentua dhe u vlerësua progresi i dukshëm i bërë nga Shqipëria si dhe u shpreh mbështetje pa ekuivoke për hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian.

Pas veprimtarisë në Parlamentin Evropian, ministrat Lleshaj dhe Gjonaj iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për mediat.

-Projekte bamirësie në ndihmë të shkollave publike nga Fondacioni ALSAR

Ndalesa e radhës së projekteve të bamirësisë, ishte në dy shkollat publike në qytetet Kavajë dhe Malësi e Madhe, ku Fondacioni “ALSAR” mbështetur në programin e tij arsimor e humanitar realizoi 2 projektet e dhurimit të një kontingjenti ndihmash jo vetëm në pajisje elektronike mësimore, me synimin për t’u vënë në dispozicion të nxënësve që të aplikojnë pjesën teorike dhe laboratorike, por edhe në ofrimin e ndihmës materiale e pako ushqimore, duke kontribuar modestisht që përmes ndjenjës së solidaritetit ti shërbejmë shpresës për të ardhmen.

Respektivisht në Shkollën 9- vjeçare “Kanaparaj” Kavajë, janë dhuruar :
- Një laptop.

- 56 pako ushqimore për të gjithë nxënësit e shkollës.

- Ndihmë financiare për fondin e kontributit të shkollës në vlerën 690 euro.

- Ndihmë financiare në vlerën 50(pesëdhjetë) euro për 10 familjet më të varfra.

Ndërsa në Shkollën “Kuvendi i Greçës” Selcë, Malësi e Madhe janë dhuruar:
- Një laptop,

- 60 pako ushqimore për të gjithë nxënësit e shkollës.

Këto projekte u mundësuan falë bashkëpunimit të suksesshëm të Fondacionit “ALSAR” me institucionet partnere Fondacioni UKID me qendër në Turqi dhe Fondacioni ATIB me qendër në Gjermani.

-Turqia merr pjesë për herë të parë si e ftuara e nderit në Festivalin e 57-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë

Në Festivalin e 57-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë që organizohet në Shkodër, këtë vit Turqia merr pjesë si e ftuar nderi.
Me bashkëpunim të Prefekturës së Edirnesë së Republikës së Turqisë dhe institutit turk “Yunus Emre” Shkodër performancat skenike "Kampana", "Kız Karşılaması", "Kazibe", "Tulum", "Takuş", "Galamatya", "Mendil", "Ferace", "Ovaya Gel" dhe "Aşuk Maşuk" të sportistëve të Klubit Artistik Sportiv "Edirne Şehit Üsteğmen Efkan Yıldırım" u realizua në natën e dytë, më datë 13 Qershor 2019 në teatrin “Migjeni”.

Të gjitha performancat skenike u pëlqyen dhe u duartrokitën nga publiku i gjërë shkodran dhe jo vetëm.

Kujtim Alia, udhëheqës artistik i festivalit si dhe Tonin Fishta, ekspert i njohur i zërit para mediave dhanë vlerësimet e tyre për këtë event kulturor...

-Panair rajonal i artizanatit në ditën e artizanatit dhe zejtarisë

Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Shoqatën e Artizanëve e Zejeve të Shqipërisë, ka organizuar panairin në kuadër të Ditës së Artizanatit dhe Zejtarisë, në kuadër të 10 qershorit. Edicioni i shtatë i këtij panairi, ka sjellë një pjesëmarrje më të gjërë se një vit më parë, me pjesëmarrje brenda dha jashtë Shqipërisë.

Nga viti në vit, mbështetja e bashkisë Shkodër për këtë kategori, ka ardhur duke u rritur, falë edhe marrëveshjes së përvitshme me Shoqatën e Artizanëve e Zejeve të Shqipërisë, me përjashtimin nga taksat vendore të anëtarëve.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi në një prononcim mediatik tha:”... Ka patur një interes të  mediave të shkruara sidomos mbi një projekt të bashkisë Shkodër për të vijuar një aktivitet që ne po organizojmë në Shkodër në kuadër të  promovimit të artizanëve dhe kështu kemi nisur sot me ditën e artizaneve. Për të vijuar më pas me një risi që do të sjellim në marketimin e produktet territorial të Shkodrës që sigurisht është pjesa që me një artifice tipike të dallueshme, produktin artizan të Shkodrës. Për informacion është një proces që ka nisur prej një viti i mbështetur nga bashkia Shkodër, një projekt i cili është i qytetare të Shkodrës dhe përfshinë të gjithë artizanët. Kjo është thelbi i asaj që ne po bëjmë faktikisht, kuptohet instrumenti me të cilën ne po e marketojmë apo po e transportojmë në të gjithë territorin e Shkodrës është një kuti e cila në fakt flet me ironinë dhe metaforën e saj. Objektet të cilat nuk kanë një vlerë dhe janë të shëmtuara mund të kthehen shume mirë në një objekt të cilët mund të promovojnë e të mbartë një të mirë territoriale,  sepse në Shqipëri ashtu sikurse në Shkodër duhet ta shohim atë çfarë nuk e bëjmë mirë që ta sjellim në të mirë të publikut. Çdo interpretim tjetër apo çdo gjë tjetër është mendoj se duhet t’ja lëmë kohës  nuk bëhet fjalë për diçka që është e qëndrueshme, bëhet fjalë për një projekt i cili kërkon që këtë markë ta vendosë në bluza, në produktin e territorial, në kapsat e çelësave, në atë çfarë ne prodhojmë duke e identifikuar si i qytetit të Shkodrës, por mbi të gjitha duke bërë të mundur të zhvillojë një ekonomi zinxhirë e cila mund të prodhojë produkt, i cili blihet jo vetëm nga shkodranët, kudo qofshin ata edhe në Tiranë, por sidomos nga të gjithë shqiptarët që e duan Shkodrën e duan të marrin diçka autentike nga ky qytet...“, ka theksuar kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme