Tusk është për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

"Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të bëhen anëtare. Pyetja sot nuk është nëse, por kur", ka thënë Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk pas takimit në Bruksel me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Tusk është për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka propozuar që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’u mundësohet fillimi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), por ka theksuar se nuk pajtohen të gjitha vendet anëtare me vlerësimin e tij.

Tusk pas takimit në Bruksel me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se "vendi i vogël ballkanik" ka bërë gjithçka që është kërkuar.

Mirëpo, Tusk tha se nuk janë të gatshme të gjitha vendet anëtare të marrin vendim për hapjen e negociatave në ditët në vijim.

"Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të bëhen anëtare. Pyetja sot nuk është nëse, por kur", ka thënë Tusk.

Udhëheqësit e BE-së do të bisedojnë rreth kësaj çështjeje në samitin që do të mbahet më 20 dhe 21 qershor në Bruksel. Për hapjen e negociatave të pranimit nevojitet vendim i njëzëshëm. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme