Në Mal të Zi u shënua dy vjetori i anëtarësimit në NATO
Dy vjet pas anëtarësimit në NATO, Mali i Zi është faktor i rëndësishëm i stabilitetit të rajonit.





Në Mal të Zi u shënua dy vjetori i anëtarësimit në NATO
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq duke iu drejtuar qytetarëve tha se me anëtarësimi në NATO kemi forcuar sigurinë e vendit i kemi kontribuar stabilitetit të Rajonit dhe kemi krijuar para kushte për zhvillim dhe jetë më të mirë të qytetarëve, e për këtë mund të jemi krenarë që Mali i Zi është në shoqërinë e botës më të fortë demokratike. Sipas Markoviq “ Për të parën herë kemi pasur rastin që vlerat të cilat na përkasin t’i ruajmë dhe ti promovojmë bashkërisht me 28 shtetet e Aleancës Veri- Atlantike. Me anëtarësimin tonë në NATO i kemi kontribuar stabilitetit dhe mirëqenies së qytetarëve. Sipas kryeministrit të Malit të Zi pa stabilitet nuk ka përparim, e atë më së miri e din dhe e përjeton çdo qytetarë i Ballkanit. Ai tha se qytetarët e Malit të Zi mund të jenë krenarë që shteti qëndron krah për krah me vendet më demokratike dhe të përparuara të botës. Sipas autoriteteve malazeze anëtarësimi në NATO ka rritur dukshëm investimet në vend dhe janë arritur rezultate rekord në fushën e turizmit. Jam i sigurte se edhe ata të cilët nuk e kanë përkrahur anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën Veri- Atlantike sot shohin që kjo rrugë eshë e pa ndarë nga synimi jonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian ( BE). Vlerësime të ngjashme në dy vjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO ka dhënë edhe ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq, ndërkohë që partitë pro serbe edhe më tej e kundërshtojnë anëtarësimin duke thënë se Mali i Zi është bërë koloni e NATOS.
Titull: Këshilli Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi në Budva organizuan forumin e sigurisë “ To BE Secure”
Në Budva të Malit të Zi u organizua forumi i sigurisë “ To be secure” që tuboi personalitete të larta nga fusha e politikës dhe sigurisë të cilët diskutuan për çështje rajonale dhe globale. Vëmendjen e opinionit e tërhoqi diskutimi i Presidentit Milo Gjukanvoqi dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi të cilët haptas folën për çështje të rëndësishme të Ballkanit perëndimorë si për mundësitë e një bashkëpunimi më të madh në interes të vendeve të Ballkanit perëndimorë i cili rajonin do ta bëjë më të sigurte dhe më të aftë për t’ju përgjigjur sfidave globale. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në forum tha se nuk e mbështet idenë për ndryshim kufijsh midis Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë ne kemi menduar ka shtuar Presidenti Gjukanoviq se pas marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 i kemi mundur idetë e nacionalizmave për shtete të mëdha në rajon por siç shohim nuk i kemi mundur. Ne i kemi mundur në një betejë por kjo luftë s’ka përfunduar. Ky nacionalizëm për shtete të mëdha është mjaft i gjallë dhe në mënyrë ciklike po përsëritet. Gjukanoviq ka vazhduar të elaburojë kundërshtimin e ndryshimit ë kufijve duke i dërguar mesazhe të qarta presidentit ë Serbisë Vuçiq dhe atij të Kosovës Thaçi. Ajo që do të duhej të na brengosë janë disa forma të kësaj ideje që po gjejnë mirëkuptim në disa adresa. Sipas presidentit të Malit të Zi vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi është i domosdoshëm dhe palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve. Ai e përfundoi diskutimin e tij duke nënvizuar “ se të gjithë ne kemi mësuar se ku na kanë çuar nacionalizmat dhe çfarë tragjedish dhe pasojash na kanë shkaktuar”. Rajoni nuk është më nga koha e Dejtonit e Kosova e Serbia nuk janë më si në kohën e Rambujesë e as Maqedonia në kohën e marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij Rajoni kurrë nuk ka qenë më mirë se tani ku secili komunikon me secilin për të mbyllur çështje të hapura gjë që është në interes të gjithëve. Përndryshe para pjesëmarrjes në Samitin e Budvës , Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar kryetarin e parë të komunës së re të Tuzit, Nikë Gjeloshaj. Z.Thaçi uroi kryetarin Gjeloshaj për fitoren dhe i dëshiroi sukses në ndërtimin e institucioneve e që do të jenë në shërbim të banorëve. Z.Gjeloshaj, falënderoi z.Thaçi për angazhimin e tij personal dhe kontributin që Kosova ka dhënë dekada me radhë për Malësinë dhe shqiptarët në Mal të Zi.
Titull: Delegacioni i Këshillit Kombëtarë të shqiptarëve në Mal të Zi i kryesuar nga Kryetari Faik Nika qëndroi në Prishtinë
Kryetari i këshillit Kombëtarë të shqiptarëve në Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tij qëndruan për një vizitë pune në Prishtinë ku zhvilluan disa takime pune me përfaqësuesit e institucioneve e Republikës së Kosovës. Fillimisht zhvilluan takim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ku u takuan me ministrin Shyqyri Bytyçi me bashkëpunëtorë. Ne takim u diskutua për çështjen e kuotave në Universitetin e Prishtinës për kandidatet shqiptarë nga Mali i Zi, veçimi i tyre në kolonë te veçante, rritja e tyre, shqyrtimi i mundësisë për njohjen dhe ekuivalentimin e provimit te maturës shtetërore, nevoja e asistencës me mjete mësimore, lektyra shkollore, harta gjeografike ne gjuhen shqipe si dhe nevoja e përshpejtimit te procedurave te nostrifikimit te diplomave. Takim tjetër te rëndësishëm përfaqësuesit e Këshillit Kombëtarë zhvilluan me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Fazli Gjaraku, me te cilin biseduan për mundësinë e furnizimit me literaturë në gjuhën shqipe për bibliotekat e shkollave, në te cilat mësimi zhvillohet në gjuhen shqipe, dhe po ashtu të bibliotekave te qytetit te Ulqinit, Tuzit dhe Plavës. U bisedua po ashtu edhe për bashkëpunimin për hartimin e një bibliografie të veprave në gjuhen shqipe të botuara në Malin e Zi. Një takim të rëndësisë se veçante zhvilluam me zv. Ministren e Kulturës, Rinise dhe Sportit Leonora Morina-Bonjaku, ne te cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit kulturor me shqiptarët në Mal të Zi me qëllim promovimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Ndërsa, ne takimin qe zhvilluan ne Rektoratin e Universitetit të Prishtinës me rektorin Marjan Dema, u diskutua për kuotat në UP për kandidatet shqiptar nga Mali i Zi, përshpejtimi i procedurave të njohjes të diplomuarve.
Titull: Të shtunën organizohet manifestimi gjithë popullorë “ Ditët e Rumisë 2019
Këtë fund javë Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini organizon për të tetin vit me radhë manifestimin tradicional gjithë popullor ”Dita e Rumisë 2019”. Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja dhe përtëritja e traditës shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majën e malit Rumisë, i cili konsiderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Po ashtu qëllim në vete është njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre. ”Dita e Rumisë” si manifestim unik vlerësohet ndër veprimtaritë kryesore të kësaj treve duke tubuar adhuruesit e traditës, historisë, kulturës, natyrës, bjeshkëtarisë etj. Gjatë viteve të kaluara pjesëmarrës kanë qenë me qindra bjeshkatarë nga Kraja, Tivari, Ulqini, Ana e Malit, Malësia, Shqipëria, Kosova etj, duke ndikuar në masivizimin e këtij manifestimi i cili me vlerat që përçon është bërë tashmë pjesë e ofertës turistike.
Titull: Në Mal të Zi u kremtua Festa e Fitër Bajramit
Besimtarët mysliman në Mal të Zi edha sot kanë ditë pushimi për nder të festës së Fitër Bajramit. Këtë festë besimtarëve ua kanë uruar krerët e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, zyrtar të lartë shtetërorë, lider të partive politike por dhe përfaqësues të korit diplomatik. Në prag të festës shoqata të shumta humanitare ndanë qindra pako me ushqime dhe shtruan dreka për të vobektit dhe njerëzit në nevojë.
Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera Alibegu Katana
Lajme të ngjashme
